LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy Player është rivali i ri i iPod Touch

Samsung Galaxy Player është rivali i ri i iPod Touch

Samsung ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm me telefonin e saj të mençur Galaxy S. Më pas, kjo kompani ka përgatitur rivalin më të denjë për iPad, kompjuterin e saj tablet tashmë të famshmin - Samsung Galaxy Tab.

Tani, edhe një tjetër risi. Samsung është duke bërë gati pajisjen e re e cila do të rivalizojë më iPod Touch, dhe të cilën e ka emërtuar Samsung Galaxy Player.

Njëra prej arsyeve se pse Apple ka qenë e suksesshme me iPod Touch, është pikërisht fakti se kjo pajisje është shumë e ngjashme me telefonin e famshëm iPhone, ndërsa thuhet se edhe Samsung Galaxy Player do të jetë vetëm pak më ndryshe se sa telefoni i saj i mençur, Samsung Galaxy S.


Samsung Galaxy Player do të prezantohet në CES 2011, ndërsa edhe kjo pajisje e këtij prodhuesi do të bazohet në njërin version të sistemit operativ të Google, Android 2.2, dhe i njëjti do të ketë një procesor me 1GHz.

Pajisja e muzikës të cilën po e përgatit Samsung do të ketë një ekran me 4 inç i cili vjen me ndërfaqen e quajtur Super Clear LCD, kamerë të pasme me 3.2 MP, si dhe një kamerë tjetër frontale e cila do të mundësojë komunikimin me video. / Telegrafi /