Samsung Galaxy Alpha del më 4 gusht, i mbështjellur me metal?

Disa nga pamjet e Galaxy Alpha në fakt kanë rrjedhur tashmë në internet, për të dhënë një ide në lidhje me dizajnin që do ta ofrojë ky model i ri i telefonit të Samsung, ndërsa lajmi i fundit për këtë pajisje mobile është se i njëjti do ta ketë një përurimin zyrtar për më pak se një javë, përkatësisht më 4 gusht.
Data është zbuluar nga SamMobile, e cila raporton se java e parë e muajit gusht është caktuar për lansimin zyrtar të Galaxy Alpha.
Megjithatë, duhet të thuhet se Galaxy Alpha nuk pritet të jetë një model premium i telefonit, edhe përkundër faktit se do ta ketë trupin e metaltë.
Më saktësisht, pritjet janë që Samsung Galaxy Alpha të vijë me ekranin me diagonale prej 4.8”, 32GB memorie të brendshme e cila nuk mund të rritet më shumë, si dhe skanerin për gjurmët e gishtërinjëve. (Telegrafi)




















































