Tani, Samsung i është kundër-përgjigjur një veprimi të tillë nga rivali i saj, duke e paditur Apple në gjyq për shkeljen e më shumë se 10 drejtave të autorit të cilat i mban Samsung.

Sipas blogut të saj zyrtar – Samsung Tomorrow, thuhet se nga 10 lëndët që janë futur në padi, pesë janë dorëzuar në Kore, dy në Japoni, dhe tri tjerat në Gjermani.


Samsung vs Apple

Detajet tjera lidhur me përmbajtjen e këtyre lëndëve që janë në padi, mbeten të zbulohen në ndërkohë.

Apple e ka nisuar padinë e saj kur Samsung kishte lansuar modelet e ndryshme të telefonave të linjës Galaxy S dhe tabletin, Samsung Galaxy Tab. / Telegrafi /