LAJMI I FUNDIT:

Samsung dhe Red Bull sfidojnë përdoruesit të ‘Shikojnë Pamjen e Madhe’ në një video të re të sporteve ekstreme (Foto/Video)

Samsung dhe Red Bull sfidojnë përdoruesit të ‘Shikojnë Pamjen e Madhe’ në një video të re të sporteve ekstreme (Foto/Video)

Videoja përmban veprime të jashtëzakonshme nga skateborderi legjendar Pedro Barros për shikuesit që t’i shijojnë në televizorët QLED me ekran të madh.

Samsung Electronics Co., Ltd. zbuloi sot një video të re të sporteve ekstreme në bashkëpunim me Red Bull dhe skateborderin legjendar brazilian Pedro Barros. Nën tematikën “Shiko Pamjen e Madhe”, video e re i fton shikuesit të përjetojnë veprimet dhe intensitetin e skatebordit, ndërsa Barros luan përmes një strukture të modeluar me disa prej sfondeve më të bukura të botës si Barcelona dhe New York.


Pas suksesit të bashkëpunimit të parë të Red Bull me Samsung nën titullin ‘Shiko të Papriturën’, koncepti i ri thekson intensitetin e skatebordit ndërsa tregon gjithashtu aftësitë e televizorëve QLED të Samsung. I disponueshëm në ekrane super të mëdha që variojnë nga 65 polësh deri në 88 polësh, televizorët QLED mund të tregojnë cilësinë më të lartë dhe të gjallë të imazhit sot në treg, duke kapur çdo ngjyrë dhe lëvizje me qartësi të pacënuar.

“Me ekranin super të madh të televizorëve QLED, shikuesit do të përjetojnë një eksperiencë të mrekullueshme, ndërsa shikojnë videon ‘Shiko Pamjen e Madhe’ me Pedro Barros me lavdinë e tij. Jemi të emocionuar që kemi bashkëpunuar edhe njëherë me Red Bull për të nxjerrë në pah se si sportet ekstreme shfaqen në ekran,” tha Sunghee Han, Zëvendës President i Visual Display Business pranë Samsung Electronics. “Ndërsa vazhdojmë të rrisim serinë tonë të televizorëve QLED, partneritetet tona me marka si Red Bull do të luajnë një rol thelbësor në sigurimin e konsumatorëve me përmbajtje emocionuese të optimizuar për shikimin premium të TV.”

Gjatë gjithë videos, shikuesit do të përjetojnë disa koncepte të ndryshme brenda ndërtimit të një parku skatebordi me dy shtresa virtuale. Ndërsa Barros kalon përmes strukturës, zbulohet një dimension i ri estetik, duke filluar që nga arkitektura e guximshme e Barcelonës dhe nxehtësia e shkretëtirës afrikane deri në xhunglat prej betoni në New York dhe San Francisco. Artistë të njohur globalisht, përfshirë RYNoART, Steve Fawler, Kirsten Poulsen, Sophia Langner, Marco Reinhardt, PTLN, NXT LVL dhe C-Bass kanë kontribuar në projektimin e parkut virtual. Të gjitha veprat e tyre u realizuan nga Starelation dhe mjeshtri i ndërtimit Andreas Schutzenberger që ndërtoi konceptin gjatë një periudhe tetë javore.

Ylli i videos, Pedro Barros është një sportist i famshëm ndërkombëtar i njohur për fitoren e gjashtë medaljeve ari, tre medaljeve argjendi dhe një medalje bronzi në X-Games. Ai është shpallur gjithashtu fituesi i Kampionatit Botëror të Skatebordit për katër vite rresht 2010-2013 dhe u rendit i treti në 2014 dhe 2015.

Video “Shiko pamjen e madhe” do të shfaqet në ekranet e televizorëve QLED në dyqanet e shitjes së Samsung në fillim të Qershorit, si dhe në kanalet e mediave sociale të Samsung dhe Red Bull. Për të mësuar më shumë rreth TV QLED të Samsung, vizitoni www.samsung.com

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI, fonderi dhe zgjidhjeve LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në http://news.samsung.com.

Në trend Teknologji

Më shumë
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
Kalo në kategori