Milani është mposhtur me rezultat minimal 1-0 nga Sampdoria në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Serie A.

Rossonerët kanë pësuar edhe humbjen e dytë radhazi në kampionat, pasi janë mposhtur nga Sampdoria pas humbjes në derbi ndaj Interit.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në sekondën e 30-të nga Gregoire Defrel pas një gabimi të rëndë të portierit Gianluigi Donnarumma.

Pas Interit, Milani mposhtet edhe nga Sampdoria Pas Interit, Milani mposhtet edhe nga Sampdoria

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi i vendasve, Nicola Murru, i cili u vlerësua me notë 8.4.

Në anën tjetër, notë më e ulët shkoi për treshen e Milanit, Samu Castillejo, Lucas Biglia dhe Timeoue Bakayoko që u notuan me 6.0.

Sampdoria:

Milan:

/Telegrafi/