LAJMI I FUNDIT:

Samiti për integrimin e Ballkanit në BE përmes fotografive

Samiti për integrimin e Ballkanit në BE përmes fotografive

Këtë të enjte në Tiranë po mbahet Samiti rajonal, i cili ka në fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Ky samit mbahet një ditë pas atij Ukrainë-Evropa Juglindore në kryeqytetin shqiptar dhe ofton mundësi të reja për një shkëmbim pikëpamjesh mbi të ardhmen evropiane të rajonit dhe mbi sfidat e përbashkëta rajonale.


Në samit i pranishëm është edhe komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, i cili tha se Plani i Rritjes synon që të dyfishojë ekonomitë e vendeve të rajonit në 10 vjetët e ardhshme.

Rama hap Samitin e Ballkanit Perëndimor mbi planin e rritjes, fokusimi te bashkëpunimi dhe dialogu për të transformuar rajonin
Lexo po ashtu Rama hap Samitin e Ballkanit Perëndimor mbi planin e rritjes, fokusimi te bashkëpunimi dhe dialogu për të transformuar rajonin

Varhelyi iu ka bërë thirrje vendeve të Ballkanit që nëse duan të përfitojnë nga ky plan, të aplikojnë dhe të pranojnë rregullat e Bashkimit Evropian.

Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se mes vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të vendoset gjithmonë paqja, pasi në të kundërtën rrezikohet integrimi në Bashkimin Evropian.

Rama, në fjalën hyrëse të Samtit BE-Ballkan Perëndimor, i cili po mbahet në Tiranë, ka theksuar se ekonomitë e gjashtë vendeve të rajonit nuk mund të lulëzojnë duke penguar lëvizjen ekonomike të njëra-tjetrës.

Ndryshe, në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor me BE-në, është nënshkruar edhe një marrëveshje.

Bëhet fjalë për marrëveshjen e nënshkruar në mes të Kolegjit të Evropës, Ministrisë së Arsimit dhe Universitetit të Tiranës për shtëpinë e re të Kolegjit të Evropës që do të hapë dyert në Tiranë.

Telegrafi përmes fotografive iu sjell detaje nga Samiti rajonal i Tiranës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori