LAJMI I FUNDIT:

Live

Postet:

Live Samiti rajonal për integrimin në BE

6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor, gjithçka nga Samiti në Tiranë për integrimin e rajonit në BE

Përditesuar 29/02/2024 08:00

Të enjten në Tiranë u mbajt  Samiti rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës. Samiti kishte në fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.


Në samiti ishte i pranishëm edhe komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura dhe investime që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.

Plani i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në 4 shtylla kryesore: Rritja e integrimit ekonomik me Tregun Unik të Bashkimit Evropian, rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, përshpejtimi i reformave themelore dhe rritja e ndihmës financiare. /Telegrafi/


Postet:
Mbylle
array(3) { ["date"]=> string(19) "02-29-2024 13:43:47" ["time"]=> string(16) "29/02/2024 13:43" ["update"]=> bool(false) } 29/02/2024 13:43

Xhaferi nga Tirana: Plani i rritjes dhe Tregu i përbashkët rajonal janë kryesorë për anëtarësimin e përshpejtuar në BE

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u drejtua me një fjalim në konferencën kushtuar Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor, e cila është vazhdim i bisedimeve të filluara në Shkup muajin e kaluar.

Kryeministri Xhaferi theksoi rëndësinë e Tregut të përbashkët rajonal, ndërkaq tha se Maqedonia e Veriut e mbështet fuqishëm Planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor.


Sipas tij, ai është mekanizmi më ambicioz i propozuar nga Komisioni Evropian që nga fillimi i procesit  integrimit evropian, i cili potencialisht do të ndryshojë rajonin dhe do të përshpejtojë lëvizjen drejt Bashkimit Evropian.

Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu:

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-29-2024 13:39:07" ["time"]=> string(16) "29/02/2024 13:39" ["update"]=> bool(false) } 29/02/2024 13:39

Propozimi i Zelenskyt për prodhimin e armëve, Rama: Duam të ringjallim infrastrukturën tonë të vjetër

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në një konferencë të përbashkët me komisionerin Oliver Varhelyi, komentoi deklaratën dhe kërkesën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky për prodhimin e përbashkët të armëve.


Por a i ka kapacitetet Shqipëria për të prodhuar armë? Rama theksoi Shqipëria nuk ka industri prodhuese ushtarake të prodhimit të armëve, ndërsa shtoi se po punojnë për të lidhur një marrëveshje të tillë.

Kreu i qeverisë nënvizoi mes të tjerash se duhet të investohet në mbrojtje. Për më shumë klikoni këtu. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-29-2024 13:29:12" ["time"]=> string(16) "29/02/2024 13:29" ["update"]=> bool(false) } 29/02/2024 13:29

Bllokimi nga Greqia, Varhelyi: Fqinjësia e mirë nuk ndërtohet duke penguar njeri-tjetrin

Shqipëria është gati për të hapur negociatat, deklaroi komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian Oliver Varhelyi në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Edi Rama, në mbyllje të samitit për Ballkanin perëndimor të mbajtur sot në Tiranë.


Duke iu përgjigjur pyetjes se a do lejojë BE-ja që Greqia të bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë, Varhelyi tha e BE po përpiqet të ndihmojë. Për më shumë klikoni këtu. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-29-2024 12:57:44" ["time"]=> string(16) "29/02/2024 12:57" ["update"]=> bool(false) } 29/02/2024 12:57

6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor, Varheyli: Gjatë 10 vjetëve të ardhshme këto vende do të duhej të dyfishonin ekonominë


Komisioneri për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varheyli tha sot në një konferencë për media se 6 miliardë euro ndihmë për vendet e Ballkanit Perëndimor do të duhej të ndihmonin këto vende në procesin e reformave dhe përafrimit me BE-në.

Varheyli në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama tha se ajo që sot është parë në samitin në Tiranë do të ndryshojë realitetin në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Sipas përllogaritej tona nga ky plan (Plani i Rritjes) së bashku me Planin e investimeve ekonomike, rajoni do të duhej të dyfishojë ekonominë e vet gjatë 10 vjetëve të ardhshme”, tha ai.

Tekstin e plotë mund ta lexoni këtu:

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-29-2024 12:49:24" ["time"]=> string(16) "29/02/2024 12:49" ["update"]=> bool(false) } 29/02/2024 12:49

Rama: Plani i ri i rritjes, platformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen tonë në BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë të përbashkët me komisionarin për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka thënë se Plani i ri i rritjes së BE-së, është rezultat i dialogut dhe i nxitjes nga ana jonë për tu dëgjuar dhe për t’u kuptuar.


“Kemi arritur këtë objektiv shumë të rëndësishëm, për të futur në procesin tradicional të integrimit diçka të re që mund të na qoj në një nivel tjetër shumë më shpejtë. Plani i ri i rritjes është një platformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen tonë në BE. Është një instrument që do ta bëjë këtë proces të prekshëm për njerëzit”, tha Rama.

Për më shumë klikoni KËTU. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-29-2024 12:33:27" ["time"]=> string(16) "29/02/2024 12:33" ["update"]=> bool(false) } 29/02/2024 12:33

Nënshkruhet marrëveshja për shtëpinë e re të Kolegjit të Evropës në Tiranë

Në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor me BE-në, sot është nënshkruar edhe një marrëveshje.


Marrëveshja është nënshkruar në mes të Kolegjit të Evropës, Ministrisë së Arsimit dhe Universitetit të Tiranës për shtëpinë e re të Kolegjit të Evropës që do të hapë dyert në Tiranë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-29-2024 12:07:58" ["time"]=> string(16) "29/02/2024 12:07" ["update"]=> bool(false) } 29/02/2024 12:07

“Pse kaq bujari me Italinë”? Rama para nisjes së samitit replika me gazetarin italian për “Emigrantët”

Në Tiranë po mbahet sot Samiti Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Teksa priste pjesëmarrësit në samit para Pallatit të Koncerteve, kryeministri Edi Rama pati një komunikim nga distanca me disa gazetarë italianë të pranishëm në zonën e mediave.


Siç njofton Euronews.al njëri nga gazetarët e pyeti kryeministrin lidhur me kostot që do mbulohen nga qeveria shqiptare në këtë marrëveshje dhe përgjigjja e tij ishte se çështja e kostove është plotësisht e Italisë.

Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu:

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-29-2024 11:24:39" ["time"]=> string(16) "29/02/2024 11:24" ["update"]=> bool(false) } 29/02/2024 11:24

Fotografia e përbashkët nga Samiti Ballkani Perëndimor – BE

Sot në Tiranë po mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor me BE mbi Planin e Ri të Rritjes.


Para pak momenteve liderët janë mbledhur së bashku për bërë fotografinë e përbashkët.

Në foto mungon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili do të marrë pjesë në samit virtualisht.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-29-2024 10:37:15" ["time"]=> string(16) "29/02/2024 10:37" ["update"]=> bool(false) } 29/02/2024 10:37

Plani i Rritjes i BE-së, Varhelyi: Rajonit duhet t’i ndahen edhe 6 miliardë euro të tjera

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, në Samitin rajonal për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, ka folur për Planin e Rritjes.


Në fjalën e tij, ai është shprehur se “jemi në fillimet e një ndryshimi rrënjësor, por edhe shumë të shpejtë në Ballkanin Perëndimor”.

“Besoj se është shumë e qartë që tashmë Planin e Rritjes të gjitha vendet e rajonit e kanë marrë në dorë dhe duan pronësinë e këtij plani. Por, që të ecim përpara na duhet që rajoni të ecë vetë përpara me shpejtësi.

Kjo do të thotë, të arrihen rezultate për ato reforma që e bëjnë këtë plan funksional. Ky plan do të funksionojë në rast se ju i respektoni rregullat e BE-së”, ka thënë Varhelyi, duke iu drejtuar liderëve rajonalë.

Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu:

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-29-2024 10:24:30" ["time"]=> string(16) "29/02/2024 10:24" ["update"]=> bool(false) } 29/02/2024 10:24

Rama: Bashkëpunimi, e jo dallimet zgjidhin çështjet në Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë hapjen e Samitit të Ballkanit Perëndimor me BE-në mbi planin e ri të rritjes.


Rama ka thënë se për dallim nga Shqipërisë disa vende të rajonit përballen ende me çështje komplekse mes tyre.

“Unë e pranoj që ndryshe nga Shqipëria disa vende të rajonit përballen me çështje komplekse mes tyre, megjithatë bëjë thirrje që t’i lëmë mënjanë këto dallime për një punë bashkëpunuese e jetike me qëllim për të transformuar rajonin. Çështjet dypalshe mbesin, por duhen zgjedhur përmes bashkëpunimit dhe dialogut dypalësh, dhe jo të ndërhyjnë në këtë ushtrim të rishumpalësh”, tha Rama.

Kryeministri Rama më tej shtoi se 10 vjet më parë udhëheqësit e 6 vendeve të Ballkanit u takuan në zyrën e kancelarit në Berlin, ku për herë të parë objektivi nuk ishte për tu marrë me plagët e së shkuarës por për të kapur të ardhmen që përkon me të ardhmen tonë drejt BE-së.

Për më shumë klikoni KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-29-2024 09:47:13" ["time"]=> string(16) "29/02/2024 09:47" ["update"]=> bool(false) } 29/02/2024 09:47

Rama pret liderët në nisje të Samitit rajonal në Tiranë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është duke pritur liderët e Bashkimit Evropian si dhe ata të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në ditën e dytë të Samitit rajonal në Tiranë.


Deri tani kanë arritur disa prej liderëve, në mesin e të cilëve edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Ndryshe, Samiti ka në fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-29-2024 09:08:53" ["time"]=> string(16) "29/02/2024 09:08" ["update"]=> bool(false) } 29/02/2024 09:08

Samiti i Tiranës, Rama: Plani i rritjes, mbështetje e re për vendet e rajonit

Samiti Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor mbahet sot në Tiranë.


Kryeministri Edi Rama shprehet në një postim në rrjetet sociale se ky plan mundëson mbështetje të re për vendet e rajonit.

“Veçantia e një tjetër dite, ku Shqipëria mikpret Samitin e Ballkanit Perëndimor me BE për Planin e Ri të Rritjes, i cili do të mundësojë një mbështetje të re për gjashtë vendet e rajonit tonë”, shprehet Rama.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-29-2024 09:05:45" ["time"]=> string(16) "29/02/2024 09:05" ["update"]=> bool(false) } 29/02/2024 09:05

Kurti merr pjesë vetëm virtualisht në Samitin e Tiranës

Në Samitin rajonal mbi Planin e Rritjes në Tiranë nuk do të merr pjesë fizikisht kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, por ai do të jetë vetëm virtualisht përmes një video-adresimi. 

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.


Sipas tij, për shkak të angazhimeve të mëparshme, kryeministri Kurti nuk do jetë i pranishëm fizikisht në samitin e sotëm në Tiranë.

“Megjithatë kryeministri Kurti do të jetë pjesë e samitit virtualisht përmes një video-adresimi”, ka thënë Kryeziu.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-29-2024 08:56:34" ["time"]=> string(16) "29/02/2024 08:56" ["update"]=> bool(false) } 29/02/2024 08:56

Agjenda e Samitit rajonal mbi Planin e Rritjes në Tiranë

Sot mbahet Samiti rajonal për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, ndërsa tashmë është publikuar edhe agjenda.

Arritja e liderëve në samit do të bëhet në Pallatin e Kongreseve nga ora 09:30.


Fjalët hapëse mbahen nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe komisionari Oliver Varhelyi nga ora 09:45. Fotot familjare do të bëhen nga ora 10:45.

Firmosja e marrëveshjes bëhet në orën 12:00, ndërsa konferenca për media nga ora 12:30.