LAJMI I FUNDIT:

Samiti i OKB-së për drogën, ndarje të thella mes vendeve

Samiti i OKB-së për drogën, ndarje të thella mes vendeve

OKB-ja ka hapur takimin mbarëbotëror për politikat mbi drogën në Nju Jork, një konferencë që është cilësuar nga më të rëndësishmet në këtë kuadër gjatë viteve të fundit.

Qëllimi i samitit është të reformojë strategjinë globale në luftën kundër drogës, por që në orët e para të hapjes së tij u panë qartë ndarjet e thella që ekzistojnë mes vendeve për këtë çështje.


Ndërsa disa vende favorizojnë dekriminalizimin, të tjera ende dënojnë me vdekje konsumin e drogës.

Figura të njohura në botë i dërguan një letër shefit të OKB-së, Ban Ki Mun para samitit, duke kërkuar një qasje më liberale ndaj kësaj çështjeje.

Mes firmëtarëve ishin disa ish-presidentë, politikanë amerikanë dhe biznesmenë, të cilët thonë se ndalimi i drogave me ligj sjell më shumë dëme sesa progres. Samiti 3-ditor u kërkua nga Kolumbia, Meksika dhe Guatemala, tre vende me probleme nga më të theksuarat në botë përsa i takon drogës dhe dhunës që ajo gjeneron.

Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto, paralajmëroi se politikat e ashpra kundër drogës krijojnë një rreth vicioz margjinalizimi dhe krimi.

Disa delegatë në samit kërkuan që të anulohet në të gjithë botën dënimi me vdekje për krimet në lidhje me drogën.

Por Indonezia, një prej vendeve ku dënimi kapital përdoret në krime të tilla, tha se kjo është çështje që çdo shtet duhet ta vendosë në mënyrë të pavarur.

Një dokument i adoptuar për këtë samit kërkon dënime proporcionale, por nuk bën referenca për dënimin me vdekje. Megjithëse nuk priten vendime të jashtëzakonshme në këtë samit, aktivistët shpresojnë se ai do të sjellë një hap të madh përpara. /TCH/

Në trend Botë

Më shumë
Biden tha se nuk ta furnizojë me armë Izraelin, Netanyahu: Nëse duhet të qëndrojmë vetëm, do të qëndrojmë

Biden tha se nuk ta furnizojë me armë Izraelin, Netanyahu: Nëse duhet të qëndrojmë vetëm, do të qëndrojmë

Azia
Britanikja dëgjoi zhurma të çuditshme në dhomën e foshnjës - analizoi audio regjistrimin dhe arriti në një përfundim të tmerrshëm

Britanikja dëgjoi zhurma të çuditshme në dhomën e foshnjës - analizoi audio regjistrimin dhe arriti në një përfundim të tmerrshëm

Evropa
Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Azia
Ukraina nisi sulme më të thella në Rusi, goditi një rafineri 1500 kilometra larg territorit të saj

Ukraina nisi sulme më të thella në Rusi, goditi një rafineri 1500 kilometra larg territorit të saj

Evropa
Gruaja braziliane u bë e famshme pasi vendosi ta lëshojë mjekrën - ajo ka një mesazh të fuqishëm për njerëzit

Gruaja braziliane u bë e famshme pasi vendosi ta lëshojë mjekrën - ajo ka një mesazh të fuqishëm për njerëzit

Amerika Latine
I themeluar gati 200 vjet më parë në Londër - klubi prestigjioz vetëm për meshkuj, lejoi për herë të parë të anëtarësohen edhe gratë

I themeluar gati 200 vjet më parë në Londër - klubi prestigjioz vetëm për meshkuj, lejoi për herë të parë të anëtarësohen edhe gratë

Botë
Kalo në kategori