LAJMI I FUNDIT:

Samiti i Ohrit, deklaratat e Ramës dhe reagimet në Kosovë e Shqipëri për idenë e ‘Shengenit Ballkanik’

Samiti i Ohrit, deklaratat e Ramës dhe reagimet në Kosovë e Shqipëri për idenë e ‘Shengenit Ballkanik’

Liderët e tri vendeve të Ballkanit Perëndimor në Ohër të Maqedonisë së Veriut kanë diskutuar sot iniciativat për vendosjen e një bashkëpunimi më intensiv ekonomik përmes lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave. Mirëpo, ky takim dhe ideja e krijimi të një mini-‘Shengeni Ballkanik’ ka nxitur reagime dhe është kundërshtuar fuqishëm nga krerë shtetërorë dhe liderë politikë në Kosovë dhe në Shqipëri.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kanë miratuar një deklaratë me një listë të përparësive dhe masave me të cilat synojnë të përmirësojnë bashkëpunimin rajonal.


“Plani aksional parasheh që shërbimi kufitar të jetë funksional 24 orë brenda javës, mundësinë lëvizjen e lirë vetëm me letërnjoftime për qytetarët e këtij rajoni. Mundëson lehtësira në transportin e mallrave, plani aksional mundëson njohjen e dokumenteve mes këtyre shteteve me qëllim e vetëm rritjen e efikasitetet gjatë lëvizjes së mallrave dhe njerëzve”, ka deklaruar kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, duke lexuar deklaratën e miratuar.

Çfarë përfshin marrëveshja e dakorduar mes Zaev, Ramës dhe Vuçiqit?
Lexo po ashtu Çfarë përfshin marrëveshja e dakorduar mes Zaev, Ramës dhe Vuçiqit?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nisma nuk asnjë qëllim tjetër pos përfitimeve ekonomike dhe lëvizjes së lirë të njerëzve mes shteteve të rajonit.

Vuçiq thotë se do të përfitojnë qytetarët e rajonit nga Mini-Schengeni Ballkanik
Lexo po ashtu Vuçiq thotë se do të përfitojnë qytetarët e rajonit nga Mini-Schengeni Ballkanik

Kryeministri shqiptar, Edi Rama në fjalimin e tij është ndalur kryesisht në mospjesëmarrjen e Kosovës e cila ishte ftuar në këtë takim.

Rama ka thënë se e ka të paqartë mospjesëmarrjen e Kosovës para se gjithash arsyetimin se nuk mund të jetë pjesë e takimeve me shtetet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, duke theksuar se Kosova në pesë e vjetët e fundit ka marrë pjesë në nisma të ndryshme rajonale e ndërkombëtare, së bashku me Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën edhe pse këto nuk e kanë njohur Kosovën.

Kreu i qeverisë shqiptare mospjesëmarrjen e Kosovës e ka quajtur “vetpërjashtuese” nga kjo nismë rajonale, e cila sipas Ramës, ka rëndësi të madhe për shkak të lehtësirave të shumta që ofron për katër liritë themelore të Bashkimit Evropian: liria e lëvizjes së njerëzve, liria e lëvizjes së mallrave, liria e lëvizjes së kapitaleve dhe liria e lëvizjes së shërbimeve.

“Nuk ka asgjë të re në këtë nisma nga ajo që jemi dakorduar në të gjitha takimet e fundit, në të gjitha nismat, e që ka të bëjë me lëvizjen e lirë të qytetarëve, pa radhë të gjata, pa kontrolle, pa ryshfete… Nuk bëhet fjalë për asnjë union doganor. Unë jam përpjekur të bëjë një union doganor me Kosovën, që është refuzuar nga qeveria e ish-kryeministrit (v.j. Isa Mustafa) që sot flet për unionin doganor jugosllav. Kjo fare s’ka të bëjë me këtë. Këtu ka vetëm një të keqe që lehtësohen qytetarët dhe bien kauzat false”, ka deklaruar Rama.

Rama i reagon Thaçit e Mustafës për Mini-Schengenin Ballkanik
Lexo po ashtu Rama i reagon Thaçit e Mustafës për Mini-Schengenin Ballkanik

Kryeministri shqiptar njoftoi se takimi i radhës së liderëve të Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Durrës më 21 dhjetor, ku do të jetë sërish e ftuar edhe Republika e Kosovës me të drejta të barabarta.

Takimi i  sotëm në Ohër ka nxitur reagime dhe kundërshtimin e krerëve shtetërorë dhe liderëve politikë në Kosovë dhe në Shqipëri, shkruan Telegrafi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka thanë se kishte marrë ftesë për këtë takim,  në një postim në rrjetin social Facebook, presidenti Thaçi, ka bërë të ditur se ka refuzuar pjesëmarrjen në këtë takim për shkak të siç ka thënë anashkalimit që i është bërë Kosovës në takimin e parë të mbajtur në Novi Sad më nismën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Thaçi tregon arsyet e mospjesëmarrjes në Samitin e Ohrit, ku po marrin pjesë Zaev, Rama e Vuçiq
Lexo po ashtu Thaçi tregon arsyet e mospjesëmarrjes në Samitin e Ohrit, ku po marrin pjesë Zaev, Rama e Vuçiq

Krijimin e një “Mini-Shengeni” e ka kundërshtuar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Sipas tij, kjo çon në krijimin e një “Mini-Jugosllavie”.

Mustafa kundër Mini-Schengenit Ballkanik - çon në një Jugosllavi të re
Lexo po ashtu Mustafa kundër Mini-Schengenit Ballkanik - çon në një Jugosllavi të re

Reagime të rrepta ndaj këtij projekti ka pasur edhe nga politikanë e deputetë të tjerë në Kosovës.

Zëvendësministri në largim i Mbrojtjes dhe Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, idenë e Unionit ballkanik [Mini-Shengenit], e ka quajtur një kurth të Serbisë pro-ruse, ndërsa mos pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Ohrit e konsideron një argument të mjaftueshëm që Shqipëria të mos jetë pjesë e kësaj ideje.

Ndërsa, në Shqipëri, më i zëshmi në reagimet ndaj kësaj ideje  ishte ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se  projekti i nisur nga Edi Rama dhe Alesksandar Vuçiq ka për qëllim të izolojë edhe më shumë Kosovën, ta defaktorizojë ekonomikisht dhe ta dobësojë në marrëveshjen finale me Serbinë.

Berisha: Mini-Shengeni synon defaktorizimin e Kosovës
Lexo po ashtu Berisha: Mini-Shengeni synon defaktorizimin e Kosovës

Ai ka thënë se ide të tilla të faktorizimit të Serbisë karshi Kosovës datojnë nga pushteti i Enver Hoxhës, i cili kishte nisur bashkëpunimin me diktatorin jugosllav Tito.

Kurse, lideri i demokratëve në Shqipëri, Lulëzim Basha, ka thënë se nuk është propaganda e Ramës zgjidhja për të nxjerrë nga kriza e thellë Shqipërinë.

Në takimin e Ohrit kanë marrë pjesë edhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjë Hercegovinës, Denis Zvizdiq dhe ministrja malazeze e Ekonomisë, Dragica Sekuliq.

Por, përfaqësuesi i Bosnjës tha se vendi i tij ende nuk ka një vendim nëse do t’i bashkëngjitet ose jo nismës së Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori