LAJMI I FUNDIT:

Samiti historik, Kim Jong-un mirëpret kreun e Koresë së Jugut në Pyongyang – nuk munguan as përqafimet (Video)

Samiti historik, Kim Jong-un mirëpret kreun e Koresë së Jugut në Pyongyang – nuk munguan as përqafimet (Video)

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un përshëndeti presidentin e Koresë së Jugut, Moon-Jae-in, me ardhjen e tij në Pyongyang të martën, për samitin e tyre të tretë këtë vit, pasi dy vendet kërkojnë të vendosin paqen në Gadishullin Korean.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të dy udhëheqësit buzëqeshën dhe u përqafuan me të aterruar aeroplani në aeroportin ndërkombëtar Sunan, në mes të turmave të Koresë së Veriut që mbanin lule dhe flamuj kombëtarë, duke përfshirë ato që simbolizonin një Gadishull të Koresë së Bashkuar.


Moon dhe Kim dhe gratë e tyre gjithashtu shtrënguan duart me zyrtarë të ndryshëm, përpara se të respektonin një roje ceremoniale të Koresë së Veriut.

Skena shumë e koreografuar, e vendosur në muzikën ushtarake, zgjati rreth 15 minuta.

Kjo ishte hera e parë që Kim kishte përshëndetur vizitorët në aeroport pasi që kreu i ri i Koresë së Veriut mori pushtetin në 2011, sipas zyrtarëve të Koresë së Jugut.

Udhëtimi historik tre-ditor shënon herën e parë që nga viti 2007 që një president i Koresë së Jugut ka udhëtuar në Veri.

Të dy liderët do të diskutojnë një mori çështjesh të mundshme, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik, programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut dhe zyrtarisht duke i dhënë fund Luftës Koreane.

“Ajo që dua të arrij është paqja, jo një tentim ndryshimi, i cili mund të jetë i paqëndrueshëm në varësi të situatës ndërkombëtare, por paqe të pakthyeshme, të përhershme dhe të palëkundur, pavarësisht se çfarë mund të ndodhë në arenën globale”, ka shkruar Moon në Twitter përpara largimit të tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Botë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke në një javë – thotë Kievi

Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke në një javë – thotë Kievi

Botë
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori