LAJMI I FUNDIT:

Samir Mane, presidenti i BALFIN Group flet për Telegrafin, paralajmëron donacione të reja në Kosovë

Presidenti i BALFIN Group, Samir Mane, pas dhurimit të një donacioni për Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) në Prishtinë, në një intervistë për Telegrafin, tha se do të ketë edhe donacione të tjera.

Mane ka thënë se ky donacion përfshinë 42 laptop për laboratorin më të madh të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK).


Presidenti i BALFIN Group tha se edhe vjet kanë dhuruar një donacion për këtë fakultet.

Samir Mane, president i BALFIN Group /Foto: Ridvan Slivova/

“Aq vend sa kishin aq dhe laptop dhuruam. Natyrisht nuk është ndihma e parë, pasi edhe vjet kemi bërë donacion të tillë. Pa dyshim që është një gjë modeste ndoshta. Ne i jemi gjetur fakultetit me një ndihmë e cila shpresoj shumë që do t’i vlejë për përmirësimin e mënyrës së mësimdhënies”, ka thënë Mane.

Ai ka treguar se sa janë të rëndësishme pajisjet e dhuruara për studentët.

BALFIN Group dhuron donacion për kabinetin e informatikës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Prishtinë
Lexo po ashtu BALFIN Group dhuron donacion për kabinetin e informatikës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Prishtinë

“Janë të rëndësishme më shumë për t’i krijuar atyre kushtet njësoj si gjithë studentëve tjerë të Evropës. Pa dyshim pastaj nëse ato përdoren dhe si përdoren është tjetër gjë. Por, jam i sigurt që e rëndësishme është që le t’i krijojmë atyre kushtet logjistike që ata të kenë mundësinë të mësojnë njësoj si studentët në gjithë Evropën”, theksoi tutje Mane.

Mande potencoi se do të ketë donacione në të ardhmen, jo vetëm në këtë në këtë fakultet, por, dhe në drejtimet tjera.

Samir Mane, president i BALFIN Group në një intervistë për Telegrafin /Foto: Ridvan Slivova/

“MANE Foundation është prezent në Kosovë. Padyshim dhe në vendet të gjitha vendeve ku ne punojmë, për përmirësimin e kushteve në çerdhe, në shkolla, e plotë – e plotë të tjera. Natyrisht edhe me këtë fakt ne do t’i vazhdojmë të gjitha bashkëpunimet për të financuar nevoja që do të kenë gjatë procesit të të zhvillimit tyre”.

“Pa dyshim që është një rrugë e gjatë. Unë vetë nuk e kam ëndërruar kurrë të jem sa një e një mijta e kësaj që kam, kështu që do t’i inkurajoja studentët të vazhdojnë, të mësojnë, e të kthehen në bankat e shkollës. Jam i sigurt se shkolla është një gjë e rëndësishme, jo më e rëndësishme, por pa dyshim një gjë e rëndësishme në raport me zhvillimin e njeriut dhe jam i sigurt që një pjesë e studentëve që takova sot, pa dyshim që do të jenë njësoj si mua”, tha ndër të tjera presidenti i BALFIN Group, Samir Mane.

Ndryshe, ideja e donacionit lidhet me nismën e Grupit BALFIN (pjesë e të cilit grup është Neptun Kosova Sh.p.k.) në kuadër të projekteve të përgjegjshmërisë sociale.

Këto pajisje do të ndihmojnë studentët që të ndjekin me lehtësi orët praktike dhe realizimin e projekteve studimore. /Telegrafi/

Kabineti i Informatikës në FIEK, donacion nga BALFIN Group /Foto: Ridvan Slivova/
Samir Mane, presidenti i BALFIN Group në FIEK/Foto: Ridvan Slivova/
Samir Mane, presidenti i BALFIN Group /Foto: Ridvan Slivova/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Lajme
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Kalo në kategori