Profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, ka kërkuar që urgjentisht të ri-themelohet Instituti për hulumtimin e krimeve të luftës në Kosovë, për shkak se krimet që janë kryer në vendin tonë, janë krimet më të rënda që nga Lufta e Dytë Botërore.
Një Institut për hulumtimin e krimeve të luftës ishte themeluar në vitin 2011, por me vendimin e Qeverisë së Kosovës, ishte mbyllur në vitin 2018. Ky institut ka publikuar tetë libra për vrasjet, për personat e pagjetur, për gjenocidin serb, si dhe për shkatërrimin e monumenteve dhe pronave të shqiptarëve.
“Për 10 vite pune periudha 2008-2018 janë bërë dhjetë hulumtime rreth vrasjeve, shkatërrimin e trashëgimisë kulturore, shkatërrimin e arkivave, ku duhej të punohej së paku edhe për dhjetë vite tjera që të rrumbullakohej. Por, që nga 2018 më nuk janë lejuar as mjete modeste që të hulumtohej tutje për vrasjet, shkatërrimet, torturat etj”, tregon Salihu, për RTK.
Sipas tij, kjo ka qenë mospërkrahje madje edhe injorim i një instituti jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ai tha se është dashtë të dyfishohet numri i personelit që do të punonte në hulumtimin, dokumentimin dhe botimin e të dhënave për krimet e luftës.
“Për të qenë ironia më e madhe në korrik të vitit 2018 në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë u bë një lloj reforme dhe instituti për hulumtimin e krimeve të luftës u shndërrua në departament për drejtësinë tranzicionale”, deklaroi profesori i të Drejtës Penale.
Salihu përmendi shumë hulumtime të cilat edhe janë botuar, duke e theksuar se gjatë hulumtimeve kanë hasur në raste që femrat kosovare (gra, vajza) kanë ndërpre shtazanit e tyre si rezultat i dhunimeve në luftë, që sipas tij këtë e ka vërtetuar drejtori i spitalit të Kukësit.
“Viktimat e luftës nuk mund të flasin por ne që jemi gjallë e kemi obligim të flasim për ta”, ka thënë ai.
Ismet Salihu ka qenë udhëheqës i Institutit për Krimet e Serbisë në Kosovë.
Ai rithekson edhe një herë që ky institut duhet të rithemelohet patjetër.
Salihu tha se në nivel kombëtar ende nuk kemi të saktë numrin e krimeve, të vrarëve, plagosurve, të dhunuarve, shkatërrimet materiale etj.
Kujtojmë se vetëm një ditë më parë, Kosova përkujtoi njërën nga masakrat më të tmerrshme të luftës, atë të Reçakut, ku forcat serbe vranë dhjetëra shqiptarë civilë të pafajshëm. Për shumicën e masakrave në Kosovë, kriminelët nuk e kanë marrë dënimin e merituar.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit