LAJMI I FUNDIT:

Salihu nga Këshilli i Prindërve: Është rrezik i madh që Sindikata kërcënon me ndalim mësimi sa herë që ka kërkesa

Salihu nga Këshilli i Prindërve: Është rrezik i madh që Sindikata kërcënon me ndalim mësimi sa herë që ka kërkesa

Labinot Salihu nga Këshilli i Prindërve ka thënë se është rrezik i madh që Sindikata të kërcënojë me ndalim mësimi kurdo që ka kërkesa.

Ai  tha se duhet të krijohen mekanizma që t’i mbrojmë fëmijët  pasi ata nuk mund ta mbrojnë veten.


“Nuk është çështja e ligjit por e 100 eurove si kërkesë, por para kësaj, unë mendoj se kemi një rrezik shumë të madh i cili na është shndërruar në rrezik kronik. Kërcënimi për ndalim të mësimit sa herë që Sindikata konsideron se ka të drejtë, e pa dyshim në disa dimensione ka edhe të drejtë”, tha ai.

“Çfarë duhet të bëjmë ne si shtet, duhet të krijojmë mekanizma që së paku të mbrojmë kategorinë e cila nuk mund të mbrojë veten, që janë fëmijët. Për këtë arsye prindërit kanë rol shumë më të madh, sepse me ligjin i cili është në fuqi, shkolla është institucion i prindit, këshilli drejtues i shkollës udhëhiqet prej prindit”, shtoi ai, në emisionin ‘Kallxo Përnime’.

Ai tha se si Këshill i Prindërve konsiderojnë që duhet t’i dërgojnë fëmijët në shkolla, pasi kanë të drejtë ligjore për këtë.

Sipas tij, prindërit që nuk i dërgojnë fëmijët në shkollë ndiqen ligjërisht prej organeve, e diçka e tillë duhet të vlejë edhe për të tjerët.

“Çfarë ndodh nëse vitin e ardhshëm prindërit vendosin të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë. Prindërit nuk e kanë këtë mundësi ligjore, sepse arsimi fillor dhe i mesëm i ulët është obligim ligjor. Prindërit nëse nuk e dërgojnë fëmijën në shkollë ligjërisht ndiqen prej organeve. E, njëjta duhet të vlejë edhe për të tjerët që kanë tendenca ta ndalin mësimin”, ka thënë Salihu.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Politikë
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Lajme
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori