LAJMI I FUNDIT:

Sali për përbërjen e KSI-së: Nuk mendoj t’i lus Danilovskin, Panovskin dhe Markovskin

Sali për përbërjen e KSI-së: Nuk mendoj t’i lus Danilovskin, Panovskin dhe Markovskin

Pas ftesës së ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali, nëpërmjet rrjeteve sociale, drejtuar profesorëve Dragan Danilovski, Nikolla Panovski dhe Velo Markovski, të jenë pjesë e Komisionit për Sëmundje Infektive, sot tha se nuk ka qenë në kontakt personal me ta, pasi siç theksoim, nuk është koha për diskutime, por për veprime.

“Nuk është koha për diskutime personale, lutje dhe mënyra tjera të ftesave. Është periudha e shtrëngimit të dorës dhe përballjes me pandeminë. Në rast pandemie, në kushtet në të cilat po luftojmë kundër një virusi, mendoj se nuk duhet të flasim për mënyrën se si ftohemi, por duhet t’i qasemi pozitivisht ftesës dhe të jemi anëtarë të komisioneve dhe grupeve të punës ku përplasen argumentet për të arritur zgjidhje të përkohshme ose të përhershme”, tha ministri Sali.


Ai theksoi se ftesa është publike për të gjithë ekspertët, ndërsa dje me një postim të drejtpërdrejt ka ftuar tre profesorët.

Nga ana tjetër, profesorët u habitën nga kjo mënyrë e ftesës për anëtarësim në Komisionin dhe thanë se ministri para shpalljes së ftesës është dashur të provojë të kontaktojë me ta. Ata kanë ndarë edhe qëndrimet e tyre me komente në rrjetet sociale.

Panovski, si kusht për anëtarësimin e tij në Komisionin, tashmë ka deklaruar heqjen e certifikatave të vaksinimit sepse me përhapjen e llojit “Omicron” ato janë bërë të parëndësishme./Telegrafi/