Mohamed Salah ka vazhduar të bëjë gjëra të mëdha edhe jashtë fushave të futbollit.

Sulmuesi egjiptian njihet si një bamirës i madh në vendin e tij dhe shpesh herë ka ndihmuar njerëzit në nevojë.


Së fundmi Salah ka bërë një tjetër donacion, për të ndërtuar një ambulancë në qytetin e tij të lindjes.

GettyImages 1254003756 Mohamed Salah. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Ylli i Liverpoolit ka dhuruar 30 mijë funte për të ndërtuar një ambulancë në qytetin e tij të lindjes Nagrig, vend ky që së fundmi është goditur nga coronavirusi.

Babai i Salah, Ghaly së bashku me kryetarin e komunës Tarek Rahmy kanë hapur zyrtarisht këtë qendër shëndetësore.

30362610 8488237 image a 36 1593800781098

Ky ishte vetëm njëra nga shumë gjërat e mira që Salah ka bërë për vendin e tij, pasi ai më parë ka hapur edhe një shkollë për vajza në qytetin e tij të lindjes, ambiente të ndryshme sportive, ka ndërtuar tokë për trajtimin e ujërave të zeza si dhe ka dhuruar shumë pajisje mjekësore.

34029287 969253189904924 6969611132512239616 n

Salah ka dhuruar tonelata ushqime për familjet në nevojë, ndërsa një vit më parë ai financoi rindërtimin e spitalit të kancerit në Cairo.

28-vjeçari është një hero në vendin e tij dhe nëse jeni në ndonjë qytet të Egjiptit, atëherë ka do që shikoni do të shihni një foto të Salah. /Telegrafi/

30362998 8488237 image m 40 1593801107137

merlin 137693859 13a80dde a13f 41dc a165 5c76754f7dea superJumbo

telegrafi sport app