LAJMI I FUNDIT:

Saimir Tahiri bëhet bletarë (Video)

Saimir Tahiri bëhet bletarë (Video)

Ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri kohët e fundit e kemi parë duke bërë një jetë ndryshe. Pak ditë më parë ai u shfaq duke kalëruar, ndërsa një ditë më parë ai ka publikuar një video, ku shfaqet duke u marrë me bletët.

I veshur me kostumin e bletarit, Tahiri shfaqet në video duke nxjerrë mjaltë nga një koshere bletësh.


“Një thumb larg”, shkruan Tahiri në Facebook.

Një muaj më parë Gjykata e Apelit vendosi që të shfuqizonte masën arrest shtëpie ndaj ish-ministrit, Saimir Tahiri. /Telegrafi/