Legjenda e Milanit, Arrigo Sacchi, këmbëngul se fakti që Simone Inzaghi dhe Carlo Ancelotti po marrin kritika do të thotë se “bota e futbollit mund të jetë vërtet e pakuptueshme”.
Kanë qenë disa ditë katastrofike për Interin, i cili humbi me rezultat 1-0 ndaj Bolognës dhe u kapën në krye të tabelës së Serie A nga Napoli, pastaj humbi 3-0 ndaj Milanit dhe u eliminua nga gjysmëfinalja e Kupës së Italisë.
Ndërkohë, Marca raporton se nëse Real Madrid humbet finalen e Kupës së Mbretit kundër Barcelonës këtë mbrëmje, atëherë Ancelotti mund të shkarkohet edhe para përfundimit të sezonit.
E gjithë kjo është shumë alarmante për ish-trajnerin e Milanit dhe Italisë, Sacchi.
“Falë zotit ka ende drejtorë të urtë që kanë kokën fort mbi supet e tyre”, tha Sacchi për La Gazzetta dello Sport.
“Unë ju pyes, pas asaj që kemi parë në sezonet e fundit, si mund të dyshojë dikush ende në Simone Inzaghi? Bota e futbollit ndonjëherë mund të jetë vërtet e pakuptueshme”.
“Keni parasysh, nëse ata po kritikojnë Ancelottin në Madrid, kjo do të thotë se gjithçka shkon…”.
“Simone është një trajner i madh që me kalimin e viteve dëshmoi se mund të rritet dhe të përmirësohet, me studim dhe punë të palodhur. Ai është në krye të tabelës së Serie A, është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, ndaj pse vlerësimi të mos jetë pozitiv?” shtoi Sacchi.
“Duke parë 15 ditë pas, ai ishte një fenomen pasi mposhti Bayern Munichun në Gjermani, tani ai befas është bërë gomar? Shpërthimi ndaj një trajneri për dy humbje nuk është mënyra ime e të menduarit”.
“Është e mundur që janë bërë gabime, por të gabosh është njerëzore dhe askush nuk është i imunizuar nga kjo”, ka thënë Sacchi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Probleme serioze për Decon dhe Flick: Ylli i Barcelonës refuzon të largohet këtë verë

Erling Haaland te Real Madridi - formula që mund ta bëjë të kryer këtë transferim

Lojtarët e Barcelonës do të marrin një bonus marramendës nëse Real Madridi humbë, zbulohet klauzola e kontratës

Milani mbetet pa asgjë, Bologna fiton Kupën e Italisë pasi 51 vitesh pritje

Shtyhet festa e Barcelonës, Real Madridi fiton në fund përballë Mallorcas

Presidenti i Cluj hap thesin pasi fituan Kupën e Rumanisë - nga sa fitojnë Korenica dhe Emërllahu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Probleme serioze për Decon dhe Flick: Ylli i Barcelonës refuzon të largohet këtë verë

Televizioni saudit e modifikoi videon e Trumpit - veprimi i presidentit amerikan ishte ofendues për arabët

Si u prish 'historia e dashurisë' midis Von der Leyen dhe Pfizer?

Pentagoni: Mund të ketë konfrontim ushtarak midis Rusisë dhe SHBA-së nëse nuk zgjidhet kriza ukrainase

Gazetarja ukrainase mahnit grupin Shkodra Elektronike në prapaskenë - interpreton hitin "Zjerm" në gjuhën e saj

Deputetja e LDK-së kërkon zhbllokim të Kuvendit: Subjektet politike duhet të reflektojnë