LAJMI I FUNDIT:

Sacchi: Gattuso ia ka kthyer dinjitetin Milanit

Sacchi: Gattuso ia ka kthyer dinjitetin Milanit
Arrigo Sacchi (Foto: Ernesto Ruscio/Getty Images for Bocelli & Zanetti Night/Guliver)

Arrigo Sacchi e ka lavdëruar Gennaro Gattuson duke thënë se legjenda e Milanit ka arritur t’ia kthejë dinjitetin skuadrës aktuale të Rossonerëve.

“Lëndimet po i shkaktojnë telashe Milanit, por skuadra duhet ta shikojë Juven në sy dhe të mos shfaqë kurrfarë frike”.

Gennaro Gattuso (Getty Images/Guliver)

“Nuk them që ata duhet të nisin nga fillimi dhe të bëjnë presion që nga sulmuesit, por as që të qëndrojnë prapa dhe të mbrohen. Duhet të zhvillojnë një ndeshje të baraspeshuar, ashtu siç janë të aftë lojtarët e Gattusos”.

Lajmet për Milanin
Lexo po ashtu Lajmet për Milanin

“Rino është një fenomen, sepse ia kthen Milanit shpirtin. Njëherësh e bën ekipin e tij të luajë mirë dhe të bëjë futboll pozitiv. Të vetmet elemente që i mungojnë skuadrës së tij, është pakëz ritëm dhe më shumë presion”.

“Gjëja e mirë është se këta djem nuk dorëzohen kurrë dhe vazhdojnë t’i fitojnë ndeshjet në sekondat e fundit. Rino është një person që e jep jetën për futbollin dhe lojtarët e tij”.

Gennaro Gattuso (Foto: Getty Images/Guliver

“Gattuso e ka rikthyer dinjitetin e një skuadre që e kishte humbur, ai i ka bërë lojtarët të kuptojnë se çfarë do të thotë të jesh te Milani”, ka thënë Sacchi për La Gazzetta dello Sport.

Në këtë xhiro, Rossonerët luajnë kundër kampionit dhe liderit të Serie A, Juventus. Ndeshja zhvillohet të dielën në San Siro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori