LAJMI I FUNDIT:

Sabit Geci: Hashim Thaçi nuk dëshiron të takohet me mua (Video)

Sabit Geci: Hashim Thaçi nuk dëshiron të takohet me mua (Video)

Ish- komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sabit Geci, ka thënë se nuk ka më dëshirë të takohet me Hashim Thaçin.

Sabit Geci, në “Debat Plus” me Ermal Panduri në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk e ka takuar Hashim Thaçin [pas daljes nga burgu], dhe ai thotë se tashmë as vet nuk ka dëshirë të takohet me Hashim Thaçin.


“Nuk e di pse [nuk ka ardhur të më takojë Thaçi]. Po e shoh që bëhen thirrje për takime me grupet që kanë dalë nga burgu, por mua askush nuk më ka ftuar. Kanë hyrë në gjynah me mua dhe familjen time, prandaj kam vendosur të dalë e të flasë”.

“Asnjëherë prej vitit 2000 kur unë kam hyrë në burg, askush nuk e ka ndihmuar familjen time”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Geci ka thënë se nëse dikush nga liderët ka diçka ndaj tij le ta thotë publikisht, por ai e quan të paarsyeshme anashkalimin e tij.

“Nuk e di pse po frikohen [liderët që nuk takohen]. Ju kam bërë disa herë thirrje, tregoni o burra mos i kam bërë keq dikujt. Tregoni publikisht, unë nuk i iki asaj që e kam bërë”.

Ish- komandantit të Zonës Operative të Drenicës i ka mbetur hatri edhe me Sylejman Selimin e cili e kishte anashkaluar atë nga një fjalim.

“E kuptoj Sylejman Selimin sepse ka pasur probleme shëndetësore. Vetëm për atë arsye e arsyetoj, jo për tjerat. Nuk më përmendi burri i dheut, e shkurtoi biografinë e tij prej një viti e gjysmë, që ka ngrënë bukë te unë”, tha ndër të tjera Sabit Geci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori