LAJMI I FUNDIT:

Sa zgjat orari javor i nënës

Sa zgjat orari javor i nënës

Sa në të vërtetë punojnë nënat të cilat janë njëkohësish edhe të punësuara, është pyetja në të cilën ky artikull ofron përgjigjen.

Dita e punës e femrave dhe nënave ngadalë po shndërrohet në ankth të pafund, të paktën kështu mund të lexohet në rezultatet e hulumtimit të kryer në kohën e fundit.

Kështu, përveç orarit të plotë të punës, nënat kalojnë 28 orë shtesë në javë duke u kujdesur për familjen, çka do të thotë që mesatarja e ditës së punës së nënës së punësuar është 13 orë, transmeton Telegrafi.


Tri të katërtat e nënave për shkak të orarit të tillë shumë rrallë kanë rast të ulen dhe të hanë kafjallin ose darkën në qetësi, ndërsa pushimin e vetëm në parim e kanë në vikend kur burrat gjejnë kohë ose vullnet për të ndihmuar në shtëpi ose rreth fëmijëve.

Rreth 8.5 orë në javë i shpenzojnë duke argëtuar fëmijët, derisa në gatim dhe përgatitje të ushqimit shkojnë pesë orë në javë, kurse pastrimi i shtëpisë zgjatet në 3 orë e 38 minuta.

Rrobat dhe enët marrin dy orë në javë, aq sa edhe blerja e ushqimeve, ndërsa rregullimi i dhomës një orë e 27 minuta, derisa vetëm dy minuta më pak shkojnë në ndihmën për të bërë detyra të shtëpisë.

Kur mblidhen të gjitha, përmbi 60 për qind e nënave kanë aq shumë punë saqë sistemin e imunitetit e kanë seriozisht të rrezikuar. /Telegrafi/