LAJMI I FUNDIT:

Sa shpesh duhet t’i pastroni çarçafët, batanijet dhe këllëfët e jastëkëve

Sa shpesh duhet t’i pastroni çarçafët, batanijet dhe këllëfët e jastëkëve

Besohet se një të tretën e tërë jetës tuaj e shpenzoni në shtrat. E kjo është pikërisht arsyeja se përse duhet të siguroheni se jeni duke fjetur në diçka që përveç se është komode, është gjithashtu e pastër

Ky artikull do t’ju mësojë se sa shpesh duhet t’i pastroni këllëfët e jastëkëve, batanijet dhe çarçafët.

Paraprakisht duhet të shpenzoni se të gjitha këto përmbajnë djersë, vajra të lëkurës, qeliza të vdekura të lëkurës, mikrobe e baktere.

Nëse nuk i pastroni aq shpesh sa duhet, ju mund të përfundoni me akne, acarim të lëkurës dhe infeksione të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Këllëfët e jastëkëve

Këllëfët e jastëkëve shumë lehtë mund të ndoten sepse janë vazhdimisht në kontakt me fytyrën dhe flokët, e që të dyja prodhojnë shumë vajra, baktere e mikrobe.

Është ide e mirë t’i pastroni këllëfët një herë në javë, e posaçërisht nëse jeni të rrezikuar nga aknet.

Përveç se duhet t’i pastroni këllëfët një herë në javë, gjithashtu duhet t’i pastroni edhe jastëkët çdo tre muaj.

Batanijet

Ndryshe nga jastëkët, nuk është nevoja t’i pastroni batanijet në baza javore, ndonëse kjo varet nga ajo se sa shpesh jeni duke i përdorur.

Ekspertët thonë se mjafton t’i pastroni batanijet një herë në muaj apo një herë në dy muaj.

Çarçafët

Me përjashtim të kokës, i tërë trupi juaj është gjithmonë në kontakt me çarçafët e shtratit.

Prandaj është edhe e lehtë që këta çarçafë të mbushen me pluhur e ndotësia tjera. Ekspertët sugjerojnë t’i pastroni çarçafët në baza javore, e posaçërisht nëse djersiteni gjatë natës. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

A e dini se...
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
Kalo në kategori