Reshjet e mëdha të shiut dhe përmbytjet që kanë goditur pjesë të ndryshme të botës ditët e fundit, kanë sjellë temën se sa veturat elektrike i bëjnë ballë ujërave.
Shumica e njerëzve janë të vetëdijshëm se veturat me motorë SUS nuk duhet të futen në ujë, sepse kjo mund të çojë në “mbylljen” e motorit së pari, dhe më pas në prishje serioze.
Për më tepër, pjesët mekanike të motorit mund të dëmtohen në rast të depërtimit të një sasie të madhe uji edhe nëse motori është i fikur.
Në këtë drejtim, shumë shoferë ndoshta nuk janë të vetëdijshëm se veturat elektrike zakonisht bëjnë më mirë në kushtet e përmbytjes.
Regjistrime dhe histori të shumta për automjetet e Tesla-s mund të shihen në internet, të cilat lëvizin lehtësisht në rrugë të përmbytura sikur të ishin anije.
Edhe Elon Musk njoftoi në Twitter se Tesla do të “punonte si një varkë, të paktën përkohësisht” në raste të tilla.
We *def* don't recommended this, but Model S floats well enough to turn it into a boat for short periods of time. Thrust via wheel rotation.
— Elon Musk (@elonmusk) June 19, 2016
Sidoqoftë, është shumë e rëndësishme të theksohet se ngasja përmes ujit është e rrezikshme, dhe ngasja nëpër ujë të thellë është jashtëzakonisht e rrezikshme pa marrë parasysh se cilën veturë drejtoni.
Sidoqoftë, nëse gjendeni në një situatë të tillë, ndonjëherë thjesht nuk keni zgjidhje.
Kohët e fundit, një video u shpërnda në Twitter duke treguar një Tesla Model 3 duke kaluar nëpër një rrugë të përmbytur në Kinë.
Siç mund ta shihni, duket se po shkon mjaft mirë përkundër faktit se veturat tjera janë kryesisht me ‘aftësi të kufizuara’.
Tesla Boat Model 3 @28delayslater @DirtyTesla pic.twitter.com/9XffL5U7RT
— codebear (@coderbear) July 20, 2021
Për fat të keq, ne nuk dimë më shumë detaje rreth gjendjes së Modelit 3 pas këtij “udhëtimi”, por mund të shihet se ai funksionoi mjaft mirë ndërsa lëvizte nëpër ujë të thellë.
Tesla, si pjesë e procesit të kontrollit të cilësisë së veturave të saj, gjithashtu ka një provë të vozitjes nëpër ujë të thellë.
Videoja më poshtë tregon testimin e automjeteve të reja të prodhuara nga Tesla në një fabrikë në Kinë, dhe pjesa e provës që përfshin vozitjen nëpër ujë të thellë dhe ai moment fillon rreth minutës 1:09. /Telegrafi/
https://youtu.be/WUDlHNQ-aTA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Manhart rrit fuqinë e motorit të Porsche 911 GT2 RS

Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Kur dizajni i veturave shndërrohet në art të vërtet - Peugeot publikon skicat e një modeli të ri

Mercedes e konfirmon, një G-Class më e vogël po vjen - zbulohen disa detaje

Audi e pranon, cilësia e enterierit të veturave ka qenë më e mirë në të kaluarën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit