LAJMI I FUNDIT:

Sa herë që Real Madridi e fiton titullin në Spanjë një ‘tërmet’ ndodh te Barcelona – tri largimet e mëdha, i katërti rrugës

Sa herë që Real Madridi e fiton titullin në Spanjë një ‘tërmet’ ndodh te Barcelona – tri largimet e mëdha, i katërti rrugës

Koha e Lionel Messit te Barcelona duket se ka mbaruar, ku pas 16 vitesh me klubin katalanas, argjentinasi është gati të provojë një sfidë të re dhe thuhet se do t’i bashkohet Pep Guardiolas te Manchester City.

Dëshira e Messit për t’u larguar buron nga mungesa e besimit në projektin aktual sportiv në Barcelonë që vjen nën drejtimin e presidentit Josep Maria Bartomeu.

Dështimi i Blaugranave për të fituar Ligën e Kampionëve ka qenë shqetësim i madh për lojtarin më të mirë në botë. Nëse largimi i dëshiruar i Messit bëhet këtë verë, do të jetë vetëm një klub që përfiton, armikun e përjetshëm i Barcelonës – Real Madridi.

Barcelona (Foto: Catherine Ivill/Getty Images)

Los Blancos kanë fituar La Liga katër herë në 13 vitet e fundit dhe çdo herë që kanë fituar çmimin më të madh në Spanjë, Barcelona është dashur t’i thotë lamtumirë një emri kryesor menjëherë atë vit.

Më poshtë i gjeni katër rastet që kanë ndodhur në vitet e fundit.


2008: Kur koha e Ronaldinhos në klub mbaroi

Real Madrid e përfundoi kampionatin me 18 pikë larg Barcelonës në sezonin 2007/08, duke shënuar fundin e epokës së Frank Rjikaard në Kataluni.

Kur Pep Guardiola u vendos si trajner i ri, spanjolli filloi një ‘spastrim’ të dhomës së zhveshjes, duke bërë që një lojtar legjendë e klubit si Ronaldinhon të largohej.

Braziliani ishte ende një nga lojtarët më të mirë të botës në atë kohë, por si ai ashtu edhe Deco u larguan. Në fund doli lëvizje e qëlluar largimi i Ronaldinhos edhe pse tifozët e Barçës ishin të mërzitur.

Ronaldinho (Foto: Jasper Juinen/Getty Images)

2012: Fundi i epokës së artë nën drejtimin e Guardiolas

Sapo Real Madrid i Jose Mourinho i dha fund mbretërimit tre-vjeçar të Barcelonës, duke u bërë kampion të La Ligas, Guardiola u largua.

Periudha më e suksesshme katër-vjeçare në historinë e klubit kishte mbaruar dhe Guardiola ngurroi të vazhdojë.

14 trofe u fituan nën udhëheqjen e Guardiolas dhe pavarësisht fitimit të tripletës me Luis Enrique në vitin 2015, Barca nuk ka qenë më kurrë e njëjtë.

Pep Guardiola (Foto: Angel Martinez/Getty Images)

2017: Neymar te PSG

Triumfi i parë i Zinedine Zidanes në La Liga si trajner i Real Madridit nisi me një verë të çmendur për Barcelonën.

Neymar deklaroi dëshirën e tij për të lënë klubin dhe braziliani përfundimisht u bashkua me PSG-në  për një marrëveshje rekord botëror në vlerë 222 milionë euro.

Barca nënshkroi me Ousmane Dembelen në vend të tij, pastaj edhe Philippe Coutinhon në janar të vitit 2018, por të dy nënshkrime nuk kanë funksionuar ende.

Neymar JR (Foto: Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images)

2020: Mirupafshim Messi?

Fitorja e dytë dhe e fundit e Zidanes në La Liga duket se do të përkojë edhe me largimin e lojtarit më të mirë të Barcelonës.

Vetë Messi ishte shumë i zëshëm në lidhje me dështimin e klubit për të për të qenë në hap me rivalin më të madh pas humbjes tronditëse 2-1 në shtëpi ndaj Osasunas.

Tashmë kur pas çdo titulli të Real Madridit largohet një ikonë nga klubi, largimi i Messi është pothuajse i sigurt.

Lionel Messi (Foto: Manu Fernandez/Pool via Getty Images)

Por mos mendoni se çfarë do të ndodhë me Barçën nëse Real Madridi e fiton titullin edhe në sezonin 2020/21.

Kush do ta kishe radhën për largim? /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori