Migrimi i qytetarëve të Kosovës dhe rënia e natalitetit, janë arsye që po i shtyjnë qytetarët të mendojnë se numri i përgjithshëm i popullsisë të jetë më i ulët në regjistrimin e ri që ka nisur më 5 prill sesa ai i vitit 2011, e që sipas statistikave ka dalë të jetë rreth 1 milionë e 700 mijë.
Qytetarët që nuk dëshirojnë t’i bashkëngjiten procesit të regjistrimit do të përballen me gjoba nga 30 deri në 2 mijë euro, ka paralajmëruar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ndërsa do të ketë lojë shpërblyese për ata që e qëllojnë saktë numrin e banorëve aktualë në Kosovë.
Qytetari Nehat Kekaj ka thënë për KosovaPress se numri i banorëve do të shënojë rënie 10-15 mijë krahasuar me vitin 2011, pasi sipas tij, shumica e qytetarëve kanë migruar në vendet e huaja.
“Mund të ndodhë që ka rritje, qejf kemi, por nuk ma merr mendja, sepse kanë dalë shumë njerëz jashtë. Nuk mund të vijnë ata që të regjistrohen, aty është problemi, se nëse munden të vijnë dhe të regjistrohen numri rritet, por të shohim..Mund të ndodhë që të bie numri, nëse nuk vijnë mërgata do të bie, për 10-15 mijë më së pakti”, ka thënë Kekaj.
Ndërsa Bexhet Neziri mendon se popullsia çdo vit vjen duke u shtuar dhe nuk beson se do të ketë rënie.
“Secilën herë duke u rritur po shkon popullsia…00:30 Para një jave një grua lindi katërnjak. Jemi në rritje”, është shprehur Neziri.
Një qytetar tjetër që nuk deshi të identifikohej, thotë se numri i popullsisë do të jetë 1 milionë e 685 mijë, pasi ky numër do të ishte shumë i lartë nëse nuk do të kishte migrim.
“Në këtë vit do të dalin 1 milionë e 685 mijë, për faktin që gati 700-800 mijë i kemi jashtë në këta dhjetë vjetët e fundit. Po të ishin këtu, ndoshta do të shkonin deri në 3 milionë,” ka thënë ai.
Personalisht intervista për regjistrim të popullsisëduhet të zhvillohet në objektin e banimit ose në afërsi të banesës/shtëpisë së respodentit (qytetarit). Intervista mund të zhvillohet në: banesë/shtëpi, hyrje, korridor, në një lokal afër banesës/shtëpisë, nëse ka një kopsht, terasë, ballkon ose vende të ngjashme.
Varësisht prej numrit të anëtarëve të ekonomisë familjare, moshës dhe gjinisë, pritjet janë që intervista në një ekonomi familjare me 4 anëtarë të zgjasë rreth 30 minuta.
Të dhënat rekomandohet të merren nga secili anëtarë i moshës madhore (mbi 16 vjet) nëse ata/ato janë të pranishëm gjatë intervistës. Në raste të tjera, një anëtar i ekonomisë familjare mund t’i jep të dhënat.
Të dhënat grumbullohen përmes tabletëve. Gjatë plotësimit të pyetjeve, qytetari mund të shikojë se si po plotësohen të gjitha fushat në aplikacion, si dhe mund ta shikojë çdo përgjigje që jep.
Pyetjet e zakonshme që parashtrohen në regjistrim janë aplikuar edhe në ReKos 2024. Pyetësorët janë në harmoni me rekomandimet ndërkombëtare, duke përfshirë rekomandimet nga UNECE dhe Eurostat. Pyetësorët e regjistrimit janë publikuar në ueb faqen e ASK-së.
Të gjithë qytetarët, që në periudhën ndërmjet 5 prillit deri më 17 maj 2024 qëndrojnë në Kosovë duhet të regjistrohen.
Për popullsinë e lindur në Kosovë ose kanë prejardhje nga Kosova, por që jetojnë jashtë Kosovës për më shumë se 12 muaj (ka një vendbanim-shtetet tjetër rezident) ata regjistrohen përmes një aplikacioni online (www.ediaspora.rks-gov.net) gjatë gjithë periudhës së regjistrimit. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit