LAJMI I FUNDIT:

Sa para kërkoi Policia e Kosovës për pajisje me helikopterë? (Video)

Sa para kërkoi Policia e Kosovës për pajisje me helikopterë? (Video)

Institucionet e sigurisë së Kosovës e konfirmojnë se janë duke punuar për blerjen e helikopterëve të parë, jo vetëm për policinë, por edhe për Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Megjithatë, Policia e Kosovës, që nga viti i kaluar e ka të gatshëm planin për aktivizimin e njësitit të helikopterëve.

Burime të RTV Dukagjini, bëjnë me dije se për këtë policia ka kërkuar që tu ndahen 35 milionë 140 mijë euro në tri vite, por Qeveria e Kosovës nuk e ka parë të arsyeshme t’i ndajë këto mjete, transmeton Telegrafi.

Shuma që ka kërkuar policia për këtë vit, ka qenë 10 milionë e 400 mijë euro. Derisa për vitin 2018, pritet që shuma e kërkuar do të jetë 15 milionë euro.

Ndërsa, sipas planit të policisë, për vitin 2019, janë kërkuar 9 milion e 740 mijë euro, e që në total do të bënte që shuma e funksionalizimit të njësive të helikopterëve të policisë të kap koston e 35 milionë e 140 mijë eurove, me çka Kosova në vitin 2019, do ta kishte njësitin e parë të kompletuar helikopterëve në dispozicion, transmeton Telegrafi.

Por, këto kërkesa të Policisë së Kosovës, nuk janë marrë parasysh për buxhetin e këtij viti, dhe një lëvizje në këtë drejtim, mund të ndodh vetëm nëse ka vullnet qeveria e vendit ta marrë parasysh këtë gjë, në rishikimin e buxhetit.

Burime të RTV Dukagjinit, bëjnë me dije se pikërisht helikopterët për policinë, janë të parët në listë për tu blerë, por që numri i tyre do të jetë i vogël dhe i llojllojshëm.

Kujtojmë që policitë e vendeve të rajonit, kanë njësitet e helikopterëve, që kryesisht përdoren për operacione të kërkim-shpëtimit, transmeton Telegrafi.

Ndërsa njësia e helikopterëve të policisë së Serbisë, ajo që brenda detyrave të saj, parasheh edhe reagime për të ashtuquajturën “Qendra Koordinuese për Kosovë dhe Metohi”./RTV Dukagjini – Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori