Prishtinë- Institucioni i Prokurorit të Shtetit përmes një komunikate për medie, ka publikuar dispozitën e nenit 164 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili flet për abuzimin me regjimin e liberalizimit të vizave për shtetet e Bashkimit Evropian ose me Marrëveshjen Schengen.
Ky njoftim, u bë me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve, teksa tregon se çfarë përmban neni 164 i Kodit Penal, përkatësisht paragrafi 10 i këtij neni.
Sipas këtij neni, ai që abuzon me regjimin e liberalizimit të vizave, mund të dënohet me burgim prej 1 deri në 8 vjet burgim, dhe me gjobë deri në 500 mijë euro, varësisht kategorizimit në paragrafët e këtij neni.
“Me rastin e liberalizimit të vizave dhe me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve, Prokurori i Shtetit publikon dispozitën e nenit 164 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili ka të bëjë me kontrabandimin me migrantë, në veçanti, paragrafi 10 i këtij neni, që flet për abuzimin me regjimin e liberalizimit të vizave për shtetet e Bashkimit Evropian ose me Marrëveshjen Shengen, si më poshtë:
Neni 164- Kontrabandimi me migrantë
Kushdo që abuzon me regjimin e liberalizimit të vizave me shtetet anëtare të BE-së ose me Marrëveshjen e Shengenit dënohet si më poshtë:
10.1. personi i cili rekruton, nxit, organizon, strehon ose bart persona në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, ose në ato të Marrëveshjes Schengen, me qëllim të realizimit dhe të përfitimit ekonomik, social ose të të drejtave të tjera, që janë në kundërshtim me të drejtën e Bashkimit Evropian dhe me rregullat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të Marrëveshjes Schengen dhe të së drejtës ndërkombëtare, dënohet së paku me katër (4) vjet burgim;
10.2. nëse personi vepron në kundërshtim me nënparagrafin 10.1 dhe/ose ka qene në dijeni se me bartjen do të realizohen përfitime ose ndonjë të drejte nga nënparagrafi 10.1, në kundërshtim me të drejtën e Bashkimit Evropian dhe me rregullat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të Marrëveshjes Schengen dhe me të drejtën ndërkombëtare, dënohet prej një (1) deri në pesë (5) vjet burgim;
10.3. nëse vepra është kryer për përfitime personale, kryesi do të dënohet për veprën, sipas nënparagrafit 10.1, me burgim, së paku tetë (8) vjet, ndërsa për veprën e kryer, sipas nënparagrafit 10.2, do të dënohet së paku me katër (4) vjet burgim;
10.4. nëse vepra është kryer nga personi juridik, do të dënohet me gjobë deri në pesëqind mijë euro (500.000);
10.5. pajisjet dhe mjetet transportuese të përdorura për kryerjen e kësaj vepre do të konfiskohen.
10.6. ky paragraf fillon të zbatohet në momentin kur Këshilli i Bashkimit Evropian merr vendim për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”.
Ndryshe, nga 1 janari 2024, qytetarët e Republikës së Kosovës mund të lëvizin pa viza në zonën schengen.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë