LAJMI I FUNDIT:

Sa karburant shpenzon kondicioneri në veturën tuaj?

Sa karburant shpenzon kondicioneri në veturën tuaj?

Temperaturat e larta kanë arritur dhe megjithëse dikur ishte krejt normale të drejtoje një veturë pa kondicioner, sot nuk mund të imagjinojmë një udhëtim apo një ekskursion pa të. Megjithatë, a e dini se si ndikon në konsumin e karburantit?

Klubi gjerman i automobilave (ADAC) kreu një studim për të përcaktuar se në çfarë mase përdorimi i ajrit të kondicionuar në një automjet ndikon në konsumin e karburantit, transmeton Telegrafi.


Lajmi i mirë është se falë sistemeve moderne të ajrit të kondicionuar, ndikimi në konsum (dhe kështu kostot) po zvogëlohet ngadalë.

Analiza tregoi se konsumi rritet mesatarisht nga 10 deri në 15 për qind, dhe një ndikim të madh kanë edhe kushtet në të cilat vozitni.

Në qytet, për shembull, konsumi rritet me rreth 20 për qind, në autostradë me një shpejtësi mesatare prej 100 kilometra në orë, konsumi rritet me rreth gjashtë për qind, dhe konsumi maksimal, nëse vetura është e palëvizshme, është deri në 70 për qind.

Gjithashtu thuhet se kondicioneri do të ketë më pak ndikim në konsum nëse përdorni një kondicioner automatik në vend që të rregulloni vetë temperaturën dhe fuqinë e fryrjes. /Telegrafi/