Ekonomia e vështirësuar e Iranit mund të vërë në provë aftësinë e vendit për t’u përballur me kërkesat e Uashingtonit.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon se ekonomia iraniane do të tkurret me rreth gjashtë pikë përqindjeje gjatë vitit të ardhshëm, shkruan skynews.


Inflacioni vjetor në mes të prillit ishte 53.7 për qind, ndërsa inflacioni për ushqimet ka kaluar 115 për qind, sipas qendrës zyrtare të statistikave të Iranit.

“Irani ndoshta mund të shmangë një kolaps të plotë ekonomik ose mungesa totale të mallrave bazë, por me një kosto shumë të lartë”, tha Hadi Kahalzadeh, ekonomist iranian dhe studiues në Universitetin Brandeis.

“Kostoja kryesore do t’u kalojë qytetarëve të zakonshëm përmes inflacionit më të lartë, varfërisë më të madhe, shërbimeve më të dobëta dhe një jete të përditshme shumë më të vështirë”, shtoi ai.

Problemet ekonomike ndihmuan në nxitjen e protestave masive që u përhapën në të gjithë vendin në janar.

Sipas një raporti të publikuar në fund të marsit nga agjencia e zhvillimit e Kombeve të Bashkuara, lufta ka gjasa të shtyjë disa milionë iranianë nën kufirin e varfërisë. /Telegrafi/