Kur bëhet fjalë për jetesën në një shtëpi si ajo e “Big Brother VIP”, ku banorët duhet të qëndrojnë për një periudhë të gjatë – shpesh herë muaj të tërë – komoditeti bëhet një element esencial për të siguruar që përvoja e tyre të jetë sa më e këndshme dhe sa më pak stresuese.
Në këto kushte, çdo detaj bëhet i rëndësishëm, që nga mobileria e deri tek pamja e hapësirave të përbashkëta dhe private.
Kompania ‘Ciao Berto’, një ndër emrat më të njohur në fushën e prodhimit dhe dizajnimit të mobileve në vend, ka marrë përsipër të ofrojë komoditetin e nevojshëm për banorët e “Big Brother VIP”. Duke arreduar me kujdes dhe me shije hapësirat kyçe brenda shtëpisë, ‘Ciao Berto’ ka kthyer ambiente të thjeshta në vende ku banorët mund të relaksohen, të përgatiten për ditën e tyre, ose thjesht të gëzojnë momentet e qetësisë.

Nga kuzhina e përshtatur për nevojat e përditshme, ku bisedat dhe gatimet bëhen një pjesë e rëndësishme e jetës së përbashkët, tek dhomat e gjumit që shërbejnë si streha për pushim dhe intimitet pas një dite të gjatë dhe plotë sfida.
‘Ciao Berto’ ka arritur të krijojë një atmosferë që jo vetëm i plotëson kërkesat funksionale, por edhe shton në ndjenjën e “të qenit si në shtëpinë tënde”.
Shtëpia e “Big Brother VIP” nuk do të ishte e njëjta pa dyert dhe dritaret që ndriçojnë dhe hapin hapësirat, si dhe dhomën e makijazhit ku përgatitjet për skena dhe sfida transformohen në rituale të këndshme.

Të gjitha këto janë pjesë e magjisë që ‘Ciao Berto’ ka sjellë në këtë shtëpi, ku çdo kënd dhe çdo ambient ka një prekje të veçantë që reflekton kujdesin dhe përkushtimin e kompanisë për të krijuar një hapësirë jo vetëm të bukur, por edhe jashtëzakonisht të rehatshme.

Në fund të ditës, kur banorët e “Big Brother VIP” shkojnë për të fjetur në dhomat e tyre, ose kur ndajnë një vakt të bërë me dashuri në kuzhinën e mobiluar nga ‘Ciao Berto’, ata me siguri e ndjejnë ndikimin që ka komoditeti në mirëqenien dhe shpirtin e lojës së tyre. Dhe kjo është një gjë që nuk mund të shihet vetëm në kamerat e transmetimit live, por ndihet në çdo qeshje dhe çdo moment të përbashkët që ndajnë aty. /Telegrafi/



Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

"'Nji veturë modeste", Rina Balaj blen makinë të brendit luksoz "Porsche"

Gjesti iu drejtohet me gjuhë dhune banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli

Shkurte Gashi feston sot ditëlindjen, mori urimin e ëmbël nga bashkëshorti i saj

Xeni e gjen Gjestin në dollap, reperi kthehet te banorët e tjerë dhe nuk largohet nga BBVA

E papritur, Gjesti po largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi