LAJMI I FUNDIT:

Sa herë duhet t’i vishni rrobat përpara se t’i lani

Sa herë duhet t’i vishni rrobat përpara se t’i lani

Të gjithëve na ndodh t’i lajmë rrobat me një herë të veshur dhe rezultati përkthehet në pirgje me ndërresa që presin të futen në rrobalarëse. Por jo gjithmonë rrobat duhen larë menjëherë pasi të vishen, ndaj po ju tregojmë se si duhet të veproni.

Sigurisht mbathjet nuk bëjnë pjesë në listën e rrobave që mund të vishen sërish pasi janë hequr dhe kjo për çështje higjiene.


Një palë xhinse të mira duhen larë pasi të vishen 3 deri në 5 herë. Kështu ato nuk do të humbasin ngjyrën dhe nuk do të vjetrohen shpejt.

Bluzat duhen larë pas një here të veshur, për të shmangur kështu erën e pakëndshme të djersës. Por, nëse nuk keni djersitur dhe nuk i keni mbajtur gjatë veshur herën e parë, një e veshur për herë të dytë mund të tolerohet.

Fustanet dhe kryesisht ato të mbrëmjes janë më delikatë. Kështu që mos i lani menjëherë pasi t’i hiqni, për të mirën e gardërobës tuaj merrni në konsideratë t’i mbani edhe një herë veshur.

Pasi t’i keni veshur 3 ose 4 herë, atëherë mund t’i lani jelekët. Në se i fusni më shpesh në rrobalarëse, atëherë dijeni se po i prishni kot.

Edhe çorapet, njësoj si mbathjet për çështje higjiene duhen larë pas çdo përdorimi.

Për të shmangur erën e pakëndshme të djersës njësoj duhet vepruar edhe me veshjet sportive.

Ndërsa pizhamet duhen larë pasi të jenë veshur 3- 4 herë.

Këpucët sa herë që të bëhen shumë pis.

Fundet dhe pantallonat në materiale të tjera përveç xhinsit, duhen larë pasi të vishen 3 herë. /Telegrafi/