LAJMI I FUNDIT:

Ruskoska: Për arrestimin e Janakieskit dhe Ristovskit kemi edhe dëshmi materiale

Ruskoska: Për arrestimin e Janakieskit dhe Ristovskit kemi edhe dëshmi materiale

Prokurorja, Vilma Ruskoska, e cila procedon lëndën për ngjarjet e “27 prillit”, për mediat tha se pa marrjes në pyetje e të arrestuarve Mile Janakieski dhe Spiro Ristovkit, deklaroi se përveç dëshmive të dëshmitarëve, prokuroria për këtë lëndë posedon edhe dëshmi materiale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“As urdhri për hetime, as akuzat nuk bazohen vetëm tek një dëshmitarë, përveç dëshmisë së dëshmitarëve duhet të ketë edhe dëshmi materiale që në rastin konkret prokuroria i ka. Nuk jam prokurore e cila do të ndjekë penalisht dikë për procedurë të vdekjes”, tha Ruskoska.


Ajo gjithashtu u bëri lutje gazetarëve që në këtë fazë të hetimeve të përdorin iniciale./Telegrafi/