LAJMI I FUNDIT:

Rusja dyshohet të jetë viktima e fundit e lojës “Balena e Kaltër”, 14-vjeçarja hidhet nga kati i tetë (Foto)

Rusja dyshohet të jetë viktima e fundit e lojës “Balena e Kaltër”, 14-vjeçarja hidhet nga kati i tetë (Foto)

Policia ruse është duke hetuar nëse 14-vjeçarja që ka kryer vetëvrasje, është viktima e fundit e lojës vdekjeprurëse që ka për cak adoleshentët.

Vajza që përdorte emrin Angelina Bessmertnaya në internet, ka rënë nga kati i tetë i bllokut të apartamentit në qytetin Nizhny Nogorod në pjesën perëndimore të Rusisë, transmeton Telegrafi.


Trupi i saj i pajetë është gjetur në borë në orët e hershme të mëngjesit të martës, derisa banorët po shkonin në punë. Nxënësja nuk jetonte në bllokun e apartamenteve nga të cilat u hodh, kurse detektivët janë duke hetuar nëse ajo ishte vetëm, apo me dikë kur kërceu dhe humbi jetën.

Gjithashtu është duke u ekzaminuar historia e saj në lojën që luhet në internet, me qëllim që të sigurohen nëse viktima ishte pjesë e lojës famëkeqe “Balena e Kaltër”, që i detyron pjesëmarrësit të kryejnë vetëvrasje.

Dyshimet se ajo ishte viktimë e lojës vdekjeprurëse “Balena e Kaltër” i ka nxitur një mikeshë e saj, që ka pranuar se ajo gjatë verës ka kaluar shumë kohë para kompjuterit duke luajtur “Balenën e Kaltër”.

Sikur kjo të mos mjaftonte në vendin ku është kryer vetëvrasje është zbuluar një grafit i ri në të cilin shkruante “Të çmoj më shumë ty sesa jetën, por ti nuk po me çmon mua”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori