LAJMI I FUNDIT:

Rusja 10-vjeçe i mbijetoi stuhisë duke përqafuar qentë – natën e kaloi duke u ngrohur me trupin e tyre

Rusja 10-vjeçe i mbijetoi stuhisë duke përqafuar qentë – natën e kaloi duke u ngrohur me trupin e tyre

Një vajzë 10-vjeçe, mbijetoi në një natë një stuhie të fuqishme – ku qëndroi zgjuar duke përqafuar qentë.

Vajza kishte shkuar nga shkolla në Ugelgorsk në ishullin rus Sahalin, por nuk kishte arritur të mbërrijë deri në shtëpi, pasi ai rajon u godit nga një stuhi e fuqishme dhe reshjet e mëdha të borës dhe erërat që frynin me 80 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.


E kur u vërejt mungesa e saj, filloi operacioni i kërkim-shpëtimit. Autoritetet kompetente dhe banorët lokalë u fokusuan në “gjahun” me qentë, pasi vajza ishte parë duke luajtur me një qen pikërisht një natë para se të zhdukej.

Prindërit e saj kanë thënë se vajza e tyre i do shumë kafshët. E një vullnetar e gjeti të nesërmen duke qëndruar pranë qenve që i përqafonte për t’u ngrohur.

Vogëlushja është dërguar menjëherë në spital për kontroll – nga ku është konstatuar se gjendja e saj shëndetësore është stabile. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Evropa
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Evropa
Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Evropa
Kalo në kategori