LAJMI I FUNDIT:

Rusia thotë se vaksina e saj për COVID-19 është 95% efektive, por në rezultatet e nxjerra ka “një mister”

Rusia thotë se vaksina e saj për COVID-19 është 95% efektive, por në rezultatet e nxjerra ka “një mister”

Vaksina Sputnik V e Rusisë për coronavirus është 95 për qind efektive në bazë të një analize të dytë të të të dhënave të përkohshme klinike – kanë thënë zhvilluesit e saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, llogaritjet u bazuan në të dhënat paraprake të marra 42 ditë pas dozës së parë, thanë në një deklaratë ministria ruse e shëndetësisë, qendra shtetërore e kërkimit Gamaleya dhe Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF).


Sidoqoftë, ata nuk treguan numrin e rasteve të përdorura për të bërë llogaritjen, shkruan France24.

Vaksina me dy doza Sputnik V do të kushtojë më pak se 20 dollarë për person në tregjet ndërkombëtare dhe do të jetë falas për qytetarët rusë, sipas një deklarate në llogarinë zyrtare të Sputnik V në Twitter.

Kreu i fondit sovran të pasurisë së Rusisë, Kirill Dmitriev, tha më herët të martën se vaksina do të kushtonte dukshëm më ulët se e rivalëve të tjerë me nivele të ngjashme të efikasitetit.

Z. Dmitriev shtoi se Moska synon të prodhojë më shumë se 1 miliard doza brenda dhe jashtë vendit vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Evropa
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori