LAJMI I FUNDIT:

Rusia thotë se BE-ja po e përkrah Kosovën për ndryshimet për Asociacionin

Rusia thotë se BE-ja po e përkrah Kosovën për ndryshimet për Asociacionin

Përfaqësuesi i Rusisë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku u diskutua për Kosovën, Vladimir Safronkov, ka thënë se Prishtina shpërfill dhe tenton që njëanshëm të ndryshojë marrëveshjen e arritur me Beogradin për Asociacionin e komunave serbe, me lejen e heshtur të BE-së.

“Prishtina duhet që menjëherë të zbatojë marrëveshjen me AKS-në dhe ky do të jetë një test i gatishmërisë së saj për përmbushjen e obligimeve, përndryshe do të shohim përkeqësim të situatës në Kosovë dhe rreth saj”, ka theksuar përfaqësuesi rus, transmeton Koha.net.


Ai ka theksuar se rezoluta 1244 e KS të OKB-së ka qenë dhe është e vetmja platformë për zgjidhjen e situatës në Kosovë.

“Askush nuk ka të drejtë që njëanshëm të ndryshojë këtë vendim të KS të OKB-së, vendimin mund ta ndryshojë vetëm KS i OKB-së”, ka shtuar më tej ambasadori rus.

Safronkov ka thënë më tej se është me rëndësi që prania e UNMIK-ut të vazhdojë dhe që të përcjellë me vëmendje situatën në Kosovë.

Ambasadori rus foli edhe për gjendjen politike në Kosovë, duke thënë se ajo është ende jostabile dhe se përplasjet me opozitën, e cila po kërkon anulimin e AKS-së dhe rishikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, vetëm sa po shkojnë duke u intensifikuar.

“Në vend të dialogut, opozita ka shfrytëzuar dhe po vazhdon të shfrytëzojë dhunën. Që nga gushti i vitit 2015 nuk ka pasur asnjë lloj avancimi për sa i përket dialogut”, shtoi ai.

Rusia, sipas tij, shpreson që “gjykata për krimet e UÇK-së të nis sa më parë punën dhe të mos përsëritet mos-suksesi i Tribunalit të Hagës”.

Tutje, ambasadori rus, Vladimir Safronkov, ka thënë se Kosova është bërë strehë dhe qendër transiti për islamikët radikalë që e shfrytëzojnë territorin për rekrutim dhe trajnim.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Politikë
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Politikë
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Politikë
Kalo në kategori