LAJMI I FUNDIT:

Rusia i ofron Turqisë aeroplanët Su-35

Rusia i ofron Turqisë aeroplanët Su-35

Kompania ruse Rostek është gati të shesë avionët Sukhoi Su-35 në Turqi, nëse Ankaraja zyrtare tregon interes për blerje, tha drejtori i “Rostek” Sergei Chemezov.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu më herët tha se Turqia do të konsideronte blerjen e avionëve nga Rusia apo vende të tjera nëse Shtetet e Bashkuara refuzojnë t’ia shesin avionët luftarakë F-35.

Javën e kaluar, Turqia filloi të merrte pjesë të sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400, gjë që çoi në vendimin e Uashingtonit zyrtar për të pezulluar Turqinë nga blerja e F-35.

Turqia nuk ka hequr dorë nga S-400, dhe presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se sistemi do të hyjë në punë në prill të vitit 2020.

“Su-35” është aeroplan i gjeneratës 4++ që për herë të parë fluturoi në fillim më 2008, dhe ka qenë në shërbim që nga viti 2015. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori