LAJMI I FUNDIT:

Rusia nuk i njeh kompetencat e reja të vëzhguesit për armët kimike

Rusia nuk i njeh kompetencat e reja të vëzhguesit për armët kimike

Moska nuk i njeh kompetencat e reja që i ka dhënë komuniteti ndërkombëtar, vëzhguesit të armëve kimike, për të identifikuar kush është përgjegjës për sulmet joligjore me këto armë, ka thënë zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov.

“Moska nuk e njeh legjitimitetin e mekanizmit të ri”, i cili është krijuar brenda Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, më 27 qershor, ka thënë Ryabkov në disa komente të transmetuara nga agjenci ruse të lajmeve më 28 qershor.


Në një mbledhje speciale të grupit vëzhgues në Hagë më 27 qershor, me shumicë votash është miratuar propozimi britanik për të fuqizuar mandatin e organizatës, me qëllim të identifikimit të personave që qëndrojnë mbrapa sulmeve në Siri, Britani dhe vende tjera.

Ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson ka mirëpritur miratimin e propozimit, duke thënë se kompetencat shtesë janë të nevojshme jo vetëm për të identifikuar përdorimin e armëve kimike, por edhe për të drejtuar gishtin te fajtorët, transmeton Evropa e Lirë.

Rusia dhe aleatët te saj në anën tjetër, Siria dhe Irani, kanë thënë se kompetencat e reja të organizatës, shkojnë përtej mandatit të saj ligjor.

Ambasadori rus në Holandë, Aleksandr Shulgin, ka paralajmëruar se zgjerimi i fuqive në këtë organizatë do të rezultojë dhe “fundosje si Titaniku”.

Shulgin ka thënë se ka mundësi që Moska të tërhiqet nga trupi në fjalë.

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Kalo në kategori