LAJMI I FUNDIT:

Rusia “nis tërheqjen e trupave” nga Siria

Rusia “nis tërheqjen e trupave” nga Siria

Rusia ka nisur tërheqjen e disa trupave të saj nga Siria, tha ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar tërheqjen e pjesshme gjatë një vizite të paparalajmëruar në Siri, që ka realizuar të hënën.


Mbështetja ruse ka qenë e rëndësishme për kthimin e luftës civile në Siri në favor të forcave qeveritare, të udhëhequra nga presidenti Bashar al-Assad.

Putin ka urdhëruar tërheqje të ngjashme të trupave edhe vitin e kaluar, por operacionet e ushtrisë ruse kanë vazhduar.

I pyetur se sa kohë do t’i duhet Rusisë për tërheqjen e kontingjentit të saj ushtarak, ministri rus i Mbrojtjes, Shoigu, tha se “kjo do të varet nga situata në Siri”.

Lufta civile në Siri ka nisur qysh në vitin 2011. Rusia ka nisur fushatën e sulmeve ajrore kundër, siç ka thënë, terroristëve në vitin 2015. Qysh atëherë, Moska ka rritur edhe praninë ushtarake në terren, transmeton Evropa e Lirë.

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori