LAJMI I FUNDIT:

Rusia ndalon dërgimin e energjisë elektrike drejt Finlandës

Rusia ndalon dërgimin e energjisë elektrike drejt Finlandës

Rusia ka filluar hakmarrjen ndaj shtetit finlandez pas paralajmërimeve se ajo do t’i bashkohet NATO-s.

Fingrid, operatori i rrjetit kombëtar të Finlandës, ka konfirmuar për skynews se nuk po furnizohen më me energji elektrike nga rusët.

Reima Paivinen, një nënkryetare e lartë në Fingrid, tha se janë “të sigurt se nuk do të kenë probleme të mëdha”, pasi që pritet të furnizohen nga Suedia.


Theksojmë se energjia elektrike nga Rusia përbën rreth 10 për qind të konsumit total të Finlandës.

Ndërprerja supozohet se ndodhi sepse pagesat e rrymës së shpenzuar nuk është paguar me rubla ruse, ashtu siç ka kërkuar Moska. Kjo gjithashtu erdhi pasi Finlanda konfirmoi se do të aplikojë për t’u bashkuar me aleancën më të fortë ushtarake të botës.

Ndryshe, Rusia ka paralajmëruar se do ta ndëshkojë edhe Suedinë, në rast se kjo do të fillojë procedurat e aplikimit në NATO. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori