LAJMI I FUNDIT:

Rusia kundërshton vendimin e Trumpit për t’u tërhequr nga Marrëveshja Bërthamore

Rusia kundërshton vendimin e Trumpit për t’u tërhequr nga Marrëveshja Bërthamore

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Ryabkov, kundërshton deklaratën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili tha se do të tërhiqet nga Marrëveshja për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme.

Ryabkov në një deklaratë për agjencinë ruse të lajmeve TASS, tha se kanë nevojë për kohë për të vlerësuar gjendjen në lidhje me deklaratën e presidentit Trump.


Ai tha se vendimet e tilla nuk duhet të merren me “shpërthime emocionale”.

“Për mbrojtjen e stabilitetit strategjik, dënojmë iniciativat që vazhdojnë me metoda të shantazhimit në mënyrë që Rusia të bëjë lëshime për një çështje të rëndësishme për sigurinë, në fushën e sigurisë ndërkombëtare dhe të armëve bërthamore”, tha ai.

Sipas tij, disa fuqi në Washington po e shtypin qeverinë e shtetit për ta çuar atë në një vendim për tërheqje në mënyrë zyrtare nga marrëveshja.

“Kjo do të ishte një hap shumë i rrezikshëm”, thekson Ryabkov.

Trump: SHBA-ja do të tërhiqet nga Marrëveshja Bërthamore me Rusinë
Lexo po ashtu Trump: SHBA-ja do të tërhiqet nga Marrëveshja Bërthamore me Rusinë

Kujtojmë se presidenti Trump në lidhje me Marrëveshjen për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme të nënshkruar me Rusinë ka deklaruar se “Ne ishim pala që mbetëm në marrëveshje dhe që e respektuam atë por Rusia për fat të keq nuk e respektoi këtë marrëveshje dhe për këtë arsye do të anulojmë dhe do të tërhiqemi nga marrëveshja”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori