LAJMI I FUNDIT:

Rusia dënon tre adoleshentë për komplot ‘terrorist’ ndaj ndërtesës së FSB-së në lojën Minecraft

Rusia dënon tre adoleshentë për komplot ‘terrorist’ ndaj ndërtesës së FSB-së në lojën Minecraft

Një gjykatë ruse ka dënuar tre adoleshentë siberianë për terrorizëm, duke përfshirë komplotin për të hedhur në erë ndërtesën virtuale të Shërbimeve Federal të Sigurisë (FSB) në lojën e njohur Minecraft.

Nikita Uvarov, Denis Mikhailenko dhe Bogdan Andreyev nga Kanski, një qytet në rajonin Krasnoyarskit të Siberisë, ishin arrestuan në qershor 2020 për “shkrimin” e mesazheve politike në zyrën lokale të FSB-së që përfshinin sloganet si “FSB është terroristi kryesor”.


Siç njoftojnë mediet ruse, Gjykata Ushtarake Lindore në Krasnoyarskit i shpalli fajtorë adoleshentët për “trajnim me qëllim të kryerjes së aktiviteteve terroriste”.

Uvarov u dënua me pesë vjet burg, ndërsa Mikhailenko dhe Andreyev u dënuan me tre përkatësisht katër vjet burg me kusht.

Pas arrestimit të tyre, FSB-ja ruse kishte kontrolluar telefonat e adoleshentëve, ku kishin gjetur se këta kanë përgatitur një komplot për të hedhur në erë një ndërtesë virtuale të FSB-së, që ata kishin ndërtuar në Minecraft.

Mikhailenko dhe Andreyev u deklaruan fajtorë për akuzat, por më vonë u dënuan me arrest shtëpiak. Ndërsa, Uvarov e mohoi fajin por u vendos në një qendër paraburgimi, ku pretendon se i është nënshtruar presionit mendor dhe fizik për të pranuar fajin.

Rasti i hedh adoleshentët rusë në një moçal ligjor për t’u shënjestruar nga forcat shtetërore të sigurisë, një teknikë që aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se kryhet qëllimisht për të krijuar një atmosferë frike mes të rinjve, si kritikë ndaj qeverisë. /Telegrafi/