LAJMI I FUNDIT:

Rusia akuzon Britaninë për shpërthimin e gazsjellësit Nord Stream, Londra i konsideron pretendime të rreme

Rusia akuzon Britaninë për shpërthimin e gazsjellësit Nord Stream, Londra i konsideron pretendime të rreme

Rusia po akuzon marinën britanike për “sulm terrorist” mbi gazsjellësin Nord Stream, raporton Reuters.

Ministria ruse e Mbrojtjes, ka njoftuar se marina britanike ka hedhur në erë gazsjellësin Nord Stream gjatë muajit të kaluar, duke e akuzuar një prej vendeve anëtare të NATO-s për sabotim të infrastrukturës ruse, transmeton Telegrafi.


Pavarësisht se nuk ka ofruar as edhe një dëshmi më të voglën, ministria ruse e Mbrojtjes këmbëngulë se këtë e kanë bërë britanikët.

“Sipas informatave që i disponon, marina britanike ka marrë pjesë në planifikimin, sigurimin dhe kryerjen e sulmit terrorist në Detin Baltik gjatë 26 shtatorit – duke hedhur në erë gazsjellësin Nord Stream 1 dhe 2”, thuhet në kumtesën e ministrisë ruse.

Në anën tjetër ministria britanike e Mbrojtjes, ka mohuar kategorikisht akuzat e Rusisë, se mund të ketë ndonjë lidhje për këtë shpërthim.

Madje sipas Londrës, pretendimet e Rusisë janë të rreme, dhe kanë për qëllim shpërqendrimin e opinionit nga pushtimi ilegal rus në Ukrainë.

Gjithashtu si argument është përdorur se qeveria ruse me këto pretendime po tenton të fshehtë pakënaqësitë që janë brenda qeverisë së Vladimir Putinit, ku shumë zyrtarë rusë janë të pakënaqur me luftën në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

Botë
Kalo në kategori