Rusët tmerrohen prej sulmeve të ukrainasve, ikin drejt strehimore për të shpëtuar nga raketat

Ukrainasit po vazhdojnë me sulmet në qytetet e shtetit të Rusisë.
Së fundi, sinjali i alarmit ajror u dëgjua në qytetin Shebekino, rajoni i Belgorodit.
Kanalet lokale në Telegram raportojnë për shpërthime të fuqishme në qytetin rus pas sulmeve me raketa.
Në vetë Belgorod, zjarret tashmë kanë pushtuar punishten e metaleve dhe dhomën e kaldajave të uzinës, specifikojnë mediat lokale.
Në rrjetet sociale janë publikuar disa video teksa shihen duke ikur qytetarët pasi dëgjuan sinjalin e alarmit.
Nga
Telegrafi
07/02/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































