LAJMI I FUNDIT:

Rusët nuk pajtohen me ligjet e reja të miratuara nga Putini, ankohen në Këshill të Evropës për cenim të të drejtave të njeriut

Rusët nuk pajtohen me ligjet e reja të miratuara nga Putini, ankohen në Këshill të Evropës për cenim të të drejtave të njeriut

Drejtues të organizatave ruse që merren me mbrojtjen e drejtave dhe lirive të njeriut, i janë drejtuar Këshillit të Evropës, duke i kërkuar që të reagojë në lidhje me miratimin e një pakoje të ligjeve në Rusi, të cilat vlerësohen se i cenojnë të drejtat dhe liritë e njeriut.

Në ankesën drejtuar Këshillit të Evropës, si më shqetësues vlerësohet ligji sipas të cilit “nga tani individët që punojnë për organizata dhe media të huaj do të cilësohen si agjentë të huaj”, praktikë e cila deri me tani është zbatuar për OJQ-të dhe mediat e huaja, si dhe ato ruse që janë mbështetur financiarisht nga jashtë.


Përveç kësaj në ligjet e reja, ndëshkime të larta do të ketë edhe për lajmet që vlerësohen si shpifje. Dënimi, në ketë rast, mund të arrijë pesë vite burg.

Me ligjet e reja nën kontrollin e plotë të qeverisë do të jetë edhe arsimi, me çka çdo aktivitet arsimor do të futet nën kontrollin e shtetit.

Ankuesit vlerësojnë se, në rast që këto ligje hyjnë në fuqi, do të rritet ndjeshëm kontrolli i shtetit mbi shoqërinë ruse, çka do të qojë në shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe çdo shkelje do të sanksionohet ashpër.

Dokumenti që i është dërguar Këshillit të Evropës është nënshkruar nga drejtoresha e Fondit të Vendimit Publik, Natalia Taubina, presidenti i Qendrës për Zhvillim e Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, Yuri Dzhibladze, anëtari i Bordit të Shoqërisë Ndërkombëtare Memoriale, Oleg Orlov, kryetarja e Asistencës Qytetare, Svetlana Gannushkina dhe drejtoresha ekzekutive e Grupit të Helsinkit në Moskë, Svetlana Astrakhantseva.

Deri sa Rusia miraton ligje që cenojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, Bashkimi Evropian është pajtuar që të sanksionojë shkelësit e të drejtave dhe lirive të njeriut duke miratuar Aktin Evropian Magnitski, gjë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë miratuar dhe filluar ta zbatojnë nga viti 2012, e që vendosë sanksione ndaj individëve përgjegjës për shkelje te të drejtave dhe lirive të njeriut.

Akti Magnitski është emëruar për nder të Sergei Magnitskyt, i cili kishte vdekur në burgjet ruse, pas zbulimit të një skeme të madhe mashtrimi të zyrtarëve të Qeverisë.

Bashkimi Evropian pritet që përmes Aktit Evropian Magnitski të vendosë sanksione kundër shkelësve të të drejtave dhe lirive të njeriut, duke ju ndaluar udhëtimet dhe ngrirë asetet në 27 vendet anëtare të BE-së.

Besohet se Bashkimin Evropian deri të vendimi për të zbatuar Aktin Evropian Magnitski, e ka shtyrë implikimi i hapur i shtetit rus në eliminimin e disidentëve rusë, vlen të ceket rasti i fundit i helmimit të liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny dhe mos hetimi dhe ndëshkimi i përgjegjësve.

Miratimi i ligjeve të reja në Rusi, përmes të cilave Qeveria ruse do të cenoj të drejtat dhe liritë e njeriut, vetëm se do të shtojë listën e zyrtarëve të lartë rusë, ndaj të cilëve BE-së do të zbatohet Akti Evropian Magnitski. /KP/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Botë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Kalo në kategori