LAJMI I FUNDIT:

Rusët edhe në takimin kundër sllovakëve shkaktuan probleme (Video)

Rusët edhe në takimin kundër sllovakëve shkaktuan probleme (Video)

Ekziston mundësia që Rusia të përjashtohet nga kampionati evropian i futbollit, Euro 2016.

E gjithë kjo pas një incidenti të shkaktuar në takimin mes kombëtares ruse dhe asaj sllovake, e cila përfundoi në dobi të Sllovakisë me rezultat 2:1.


Tifozët rusë kanë ndezur një pishtar edhe pse ekipi i tyre është pezulluar me kusht që mos të përsëritin të njëjtat skena.

Ky lloj i festimit është i ndaluar prej UEFA-s dhe pritet që, sipas medieve botërore, tanimë kombëtarja ruse të përjashtohet prej evropianit. /Telegrafi/