LAJMI I FUNDIT:

Rumuni Eugen Uricaru, fiton çmimin “Balkanika”

Rumuni Eugen Uricaru, fiton çmimin “Balkanika”

Çmimi i madh i letërsisë ballkanike, ka shkuar për shkrimtarin rumun Eugen Uricaru, për romanin “Pesha e një engjëlli”.

Në garën e ngushtë mes tij, shkrimtarit turk Uzun Yuruyus dhe shkrimtarit rumun Eugen Uricaru, juria vendosi për këtë të fundit.


Edhe shkrimtari shqiptar Ridvan Dibra, ishte po ashtu kandidat për këtë çmim.

Sipas kryetarit të Jurisë amerikanit Andrew Wachtel: “Tre librat finalistë ishin tejet të ngjashëm në tematiken e tyre, edhe pse kishin stile të ndryshme dhe kjo gjë dominoi edhe diskutimin e jurisë. Që të tre librat fokusohen në karaktere të cilët për arsye të ndryshme jetojnë jashtë shoqërisë normale, duke krijuar një botë të tyren brenda së cilës mund të arratisen nganjëherë”.

Legjenda e bazuar në folklor e shkrimtarit Ridvan Dibra mori konsideratë për ritmin e tij epik, si dhe për aftësinë e autorit për të ripërpunuar një përrallë të errët për kohët moderne.

Ky ishte edicioni 24-të i Çmimit Letrar Balkanika. /Shqip/