LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi: Rimëkëmbja ekonomike e varur nga vaksinimi ndaj COVID-19

Rukiqi: Rimëkëmbja ekonomike e varur nga vaksinimi ndaj COVID-19

Rimëkëmbja ekonomike nuk mund të ndodhë pa arritjen e imunizimit nga COVID-19, kështu thotë Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi.

Rukiqi ka thënë se kohëve të fundit ka rritje të qarkullimit dhe kjo sigurisht do të reflektohet në buxhetin e vendit.


“Nga bisedat me bizneset vërehet që ka rritje të qarkullimit dhe kjo sigurisht do të reflektohet në buxhetin e vendit dhe në gjendjen financiare të kompanive. Jemi në proces të rimëkëmbjes po i referohem rritjes së qarkullimeve të bizneseve këtë vit dhe rritjes së eksporteve dhe të hyrave buxhetore. Mirëpo prapë nuk mund të flasim pa e pasur një përfundim zyrtar të pandemisë COVID-19″, ka thënë Rukiqi për Ekonomia Online.

Ai apelon te të gjithë ata që të vaksinohen, pasi sipas tij nuk ka rimëkëmbje ekonomike pa imunizim.

“Nëse dëshirojmë ta shohim pjesën e rimëkëmbjes dhe të kemi plane afatgjata të zhvillimit këtë nuk mund ta bëjmë pa e pasur një situatë më të mirë të vaksinimit dhe kjo është apel për të gjithë ata që po hezitojnë të vaksinohen sidomos tani kur ka mundësi edhe e zgjedhjes së vaksinës dhe të mos jenë pengmarrës të zhvillimit të vendit”, apelon ai. /Telegrafi/