LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi paralajmëron protesta nga bizneset nëse nuk miratohet Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

Rukiqi paralajmëron protesta nga bizneset nëse nuk miratohet Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi ka thënë se ka presion të jashtëzakonshëm nga bizneset për organizimin të protestave për shkak të mos miratimit të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Rukiqi ka thënë se gjendja e bizneseve çdo ditë e më shumë po përkeqësohet, transmeton Telegrafi


“Ka presion të jashtëzakonshëm nga bizneset për organizim të protestave dhe formave tjera të kundërshtimeve për stërzgjatje e miratimit të ligjit për rimëkëmbjen ekonomike. Dhe vendimet e fundit që lidhen me menaxhimin e pandemisë. Barrën sociale të pandemisë po e paguajnë bizneset. Gjendja e bizneseve çdo ditë e më shumë po përkeqësohet”, ka thënë Rukiqi në reagimin e bërë në Facebook.

Tutje, Rukiqi ka thënë se nëse nuk ka miratim të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, dhe nëse vazhdohen të merren masa nga Qeveria, protestat mbesin rruga e vetme e tyre.

“Nëse nuk ka miratim të ligjit për rimëkëmbjen ekonomike dhe nëse vazhdohen të merren masa për menaxhimin e situatës me pandeminë, pa asnjë konsultë me bizneset, protestat mbesin rruga e vetme për të kërkuar seriozitet institucional në sigurimin e mbijetesës të bizneseve”, është shprehur ai.

Zyrtare: Qeveria vendos masa të reja kufizuese deri ditën e hënë
Lexo po ashtu Zyrtare: Qeveria vendos masa të reja kufizuese deri ditën e hënë

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që në fundjavë të u ndalohet veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, prej orës 20:00, më 06/11/2020 (e Premte) deri më 09/11/2020 (e Hëne) në orën 05:00.

Po ashtu, Qeveria ka vendosur që të fut në karantinë shtatë komuna për: Prishtinën, Fushë Kosovën, Gjilanin, Obiliqin, Gjakovën, Podujevën dhe Shtimen.

Në komunat e lartë cekura ndalohet hyrja/dalja e qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 20:00 të dt.06/11/2020 deri në orën 05:00 të dt. 09/11/2020, në Komunën e Prishtinës , Fushë Kosovës, Gjilanit , Obiliqit , Gjakovës, Podujevës dhe Shtimes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori