Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Lulzim Ahmeti, ka folur për problemet me të cilat përballen bizneset si dhe vendimet që i ka marr Qeveria e Kosovës.
Sipas tij, pos problemeve që bizneset kanë me mungesë të energjisë elektrike, infomralitetit dhe fuqisë punëtore, ekonomia vendore duhet të lirohet nga politika.
“Në rastin e Kosovës ka shumë nevojë të shkarkohemi nga temat politike dhe të jetë prioritet më i madh ekonomia”, tha Rukiqi.
Ai tregon edhe për problemet e tjera që kanë bizneset. “Pra mungesa e kualifikimit të duhur të fuqish punëtore paraqet problem për bizneset. Kjo do të duhej të ishte agjenda më e mirë për reforma ekonomike dhe ndryshime në vend, sepse këto kërkesa për përmirësimin e kushteve vijën direkt nga bizneset”, tha Rukiqi.
Sipas tij, Kosova është vendi me nivelim më të lartë të papunësisë në Europë, por ka edhe vende të hapura të punës, por mungon fuqia e kualifikuar për punë.
“Duhet të fuqizohet sektori privat dhe mos të krijohen dallimet mes sektorit privat dhe atij publik, siç është rasti i pagave”, tha ai.
Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi ka thënë se duhet të orientohemi nga sektorët që kanë potencial për eksport, e jo të presim zhvillim ekonomik nga Trepça.
“Nuk mund të krijojmë mite në ekonomi se Trepça mund të jetë shpëtim, ose eksporti i madh i energjisë, mineraret këta janë sektorë parakusht por jo të domosdoshëm për zhvillim ekonomik. Një ndër sektor që kanë potencial të madh për zhvillim janë sektori i përpunimit të drurit, shërbimet, teknologjia informative e sektorë të tjerë”, ka thënë ai.
Vendimi për masa mbrojtëse për pemë dhe perime si dhe për qumështin e importuar nga Bosnja e Hercegovina, i marr nga Qeveria e Kosovës, sipas tij, ka qenë i pa analizuar mirë dhe pa efekte.
“Para se të merren vendimet për masa mbrojtëse, duhet të bëhen analiza sepse një masë ka efekte vetëm kur shkon në dobi të përgjithshëm të ekonomisë. Ndërsa kur e prek dhe e dëmton vetëm një sektorë nuk e ka efektin e duhur. Masat mbrojtëse duhet të aplikohen edhe me marrëveshje ndërkombëtare por duhet një analizë dhe konsultime me bizneset. Masat merren kur vendi rrezikohet nga importi, por si OEK ne nuk kemi vërejtur ndonjë ndryshim. Ky vendim i ndërmarr është vendim
i pa analizuar mirë”, tha Rukiqi.
Kryetari i OEK-ut në këtë intervistë ka folur edhe për marrëveshjen e CEFTA-s si dhe për anëtarësimin në OBT. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes
Po, po 31 vetura Dacia Logan shpërblim për konsumatorët nga ETC
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Drejtori i ANP-së: Zgjatja e pistës zgjidh problemin e fluturimeve
MEKA - zgjidhja e shpejtë dhe e shijshme për pauzat e punës
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi