LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi: Kryeministri Kurti duhet të konsultohet me bizneset para vendosjes së masës së reciprocitetit

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të konsultohet me komunitetin e biznesit, para se të vendoset masa e reciprocitetit me Serbinë.

Rukiqi thotë se kjo konsultë duhet të bëhet për t’i identifikuar kërkesat e biznesit.


“Në këtë aspekt duhet të kemi një qartësi. Unë e kam dëgjuar kryeministrin që të konsultohet me komunitetin e biznesit. I bëjë thirrje kryeministrit që bëjë konsulta që të mund t’i identifikojmë qartë kërkesat”, tha Rukiqi.

Ai ka shtuar se reciprociteti nuk është masë e jashtëzakonshme.

“Kryeministri Kurti e ka publikuar qëndrimin e tij, ende jo vendimin, pasi që kjo është vendim qeveritar, që taksa duhet të zëvendësohet me reciprocitet. Unë reciprocitetin e kuptoj si diçka më normale, për shkak se nuk është masë e jashtëzakonshme, ndërsa taksën e kam konsideruar si instrument të jashtëzakonshme në të gjitha raportet tregtare, ku vendeve duhet t’i qasemi me reciprocitet”, tha ai.

Rukiqi: Idetë e paraqitura në planin qeveritar duhet të zbatohen në kontekstin ekonomik që është ndërtuar deri më tani
Lexo po ashtu Rukiqi: Idetë e paraqitura në planin qeveritar duhet të zbatohen në kontekstin ekonomik që është ndërtuar deri më tani

Po ashtu, Rukiqi në këtë intervistë ka folur edhe për planin ekonomik të koalicionit qeverisës, duke thënë se idetë e prezantuara duhet zbatuar në kontekstin ekonomik që është ndërtuar deri më tani në vend. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori